“Harrohet” Gjergj Fishta, asnjë aktivitet për 145 vjetorin e lindjes

145-vjetori i lindjes së poetit dhe klerikut të njohur shqiptar Gjergj Fishta ka kaluar në heshtje. Asnjë veprimtari përkujtimore apo aktivitet artistik nuk u organizua në fshatin e tij të lindjes dhe as në qytetin e Lezhës në nderim të kësaj figure emblematike të kombit shqiptar.

Për ironi, krahas harresës së poetit edhe banesa ku ka jetuar ai është rrënuar dhe po shkon drejt shkatërrimit të plotë.

Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi e quan kriminale dhe antishqiptare neglizhencën e ministrisë së Kluturës, e cila nuk po i hap rrugë projektit për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Paulin Zefi: Shtëpia është e degraduar, pjesa pas shtëpisë ka filluar të shembet. Çatia ka arritr në atë pikë sa uji depërton brenda dhe mungesa e vëmendjes është kriminale nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe vetë ministres.

Edhe banorë të zonës e konsiderojnë të paflashme harresën që poi  bëhet figurës së tij.

Pak kohë më parë për restaurimin e shtëpisë u vetëofruan disa donator, por projekti i tyre nuk u pranua nga ministria e Kulturës. /Oranews

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button