Shkupi GYM ambienti i preferuar i studentëve vendor dhe atyre të huaj

Me fitnes kuptojmë një stil jetese të orientuar drejt përmirësimit të vetë jetës ,nëpërmjet shfrytëzimit inteligjent të të gjitha mundësive të trupit me qëllim përfitimin maksimal të mirëqenies psikofizike. Fitnesi në  përgjithësi është i domosdoshëm në çdo stad të jetës! Në fakt është një nga investimet më të mira që ju mund të bëni për të përfituar shëndet të mirë, sepse jeta është bërë shumë sedentare, makinat, interneti, televizioni dhe ushqimet joadekuate kanë një ndikim shume të madh në jetën e te rinjve. Këto janë vese te këqija që po praktikohen nga një masë e madhe e të rriturve.

Në fotografi menaxheri Omer Abdullai dhe trajneri Muamer Abdullai
Në fotografi menaxheri Omer Abdullai dhe trajneri Muamer Abdullai

Omer Abdullai njëri nga pronarët e qendrës së fitnesit “ShkupiGYM” thotë për PORTALB se me përfshirjen e shumë socio-kategorive të klientëve në qendrën e fitnesit “ShkupiGYM”, ku thuajse ushtrojnë të gjithë njerëzit pa dallim moshe dhe gjinie, por gëzon fakti që studentët e mirëfilltë që vijnë nga gjithë vendet e Maqedonisë por edhe nga qytetet e shteteve tjerë si nga Stambolli, Edirne, Izmiri frekuentojnë palestrën e tyre. “Mjafton te vini një ditë për të kryer një stërvitje dhe do të shihni se tani fitnesi ynë ka marë një ambient socializmi, ku studentët ndërkombëtarë përveç aktivitetit fizik që e kryejnë, krijojnë edhe miqësi të re, njoftohen me kulturën, shkëmbejnë ide dhe përvoja mes vete si dhe po e mësojnë edhe gjuhën shqipe.

Aldion Ambari student nga qyteti i Dibrës
Aldion Ambari student nga qyteti i Dibrës

Aldion Ambari student nga qyteti i Dibrës i cili frekuenton rregullisht palestrën ShkupiGYM, thotë se e ai kishte filluar të merret me ketë sport që nga viti i kaluar derisa mbaroi vitin akademik dhe pastaj ishte kthyer në Dibër. “E frekuentoj këtë palestër sepse është me pajisje profesionale dhe me një ambient te pastër dhe i plotësuar për të kryer aktivitet fizik. Arsyeja kryesore që e praktikoj këtë sport  është sepse më ndihmon të ndihem i lirë, më jep energji, dhe më bën të largohem nga streset dhe nga përditshmëria me shumë obligime”, ka thënë Ambari.

Ahmet Deniz student nga Turqia
Ahmet Deniz student nga Turqia

Ahmet Deniz është student i cili vjen nga Turqia, ai është në Shkup student në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik, i cili na thotë se edhe pse është shumë i angazhuar me mësime, përsëri gjen kohë për stërvitje. Ai tregon edhe për atmosferën e mirë që e ka gjetur në klubin “ShkupiGYM”, ku na tregoi se tani ka shumë miq të ri. “Është interesante dhe më vjen shumë mirë sepse këtu thuajse të gjithë kuptojnë dhe flasin gjuhën turke dhe më bën të ndihem sikur të jem në vendin tim, por njëkohëisht edhe më mësojnë edhe mua nga gjuha shqipe”, ka thënë turku Deniz.

Leotrim Sahiti nxënës nga qyteti i Kumanovës
Leotrim Sahiti nxënës nga qyteti i Kumanovës

Leotrim Sahiti është nga Kumanova, ai është nxënës i Shkollës së Mesme të muzikës “Ilija Nikollovski Luj”, ndërsa me stërvitje ka filluar vetëm para katër jave. “Për qendrën e fitnesit “ShkupiGYM” kam mësuar nga shokët e klasës, të cilët ushtrojnë në këtë klub dhe jam i kënaqur nga shërbimet që i ofron kjo qendër fitnesi. Është një ambient i këndshëm dhe komod me gjitha standardet ndërkombëtare për të qenë një fitnes profesional”, është shprehur muzicienti Sahiti.

Anil Akgi student nga Turqia
Anil Akgi student nga Turqia

Edhe Anil Akgi vjen nga Turqia, është student në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Ai thotë se për qendrën e fitnesit ShkupiGYM ka dëgjuar prej një shokut i cili stërvitet në këtë fitnes. “Një mik i imi më sugjeroi që të filloj edhe unë me stërvitje. Jam shumë i kënaqur me kushtet që  i posedon  ky fitnes. Që nga dita e parë që u regjistrova më dhanë udhëzimet e duhura dhe më përgatitën programin për ushtrime. Ky fitnes përbëhet nga një staf i mrekullueshëm, ku për çdo këshillë dhe paqartësi në lidhje me ushtrimet ju drejtohem dhe çdo herë janë në gjendje të më ndihmojnë”, ka thënë Akgi.

ShkupiGYM është një nga fitnes klubet më të përgatitura në vend dhe aty stërviten edhe femrat të cilat janë me orar të ndarë, gjithashtu dhe shumë klube sportive nga Shkupi dhe rrethina shfrytëzojnë këtë palestër për të stërvitur, andaj jo rastësisht kur flitet për fitnes, gjithçka të përkujton ShkupiGYM. /Portalb.mk/

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button