Prokuroria Speciale thotë se do të vijë eksperti që e kërkojnë

Prokuroria Speciale Publike (PSP), deklaron se po punohet që të kryhen të gjitha procedurat për kryerjen e urdhrave gjyqësor në lidhje me të dhënat e kërkuara nga pajisja e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe për atë qëllim PSP për DW, thotë se së shpejti do të marrin asistim ekspert dhe teknik, transmeton Portalb.

“Ekspertin që po e kërkojmë se shpejti do të vijë, vetëm që për momentin nuk mundemi që të precizojmë saktë se kur”, përgjigjen nga PSP, në pyetjen se çka më tej, pas reagimit të kompanisë “Erikson”, që ajo nuk është pronare e pajisjes, por as nuk operon me të njëjtën, gjegjësisht nuk e mirëmban.

Nga PSP, thonë se ajo nuk do të thotë se nuk do të vijë eksperti i kompanisë, përcjellë Portalb.

“Ne jemi në komunikim me ekspertin dhe do të vijë, vetëm që për momentin nuk mund të precizojmë se kur. Intensivisht po punohet në atë që të kryhen të gjitha urdhrat gjyqësor në lidhje me të dhënat e kërkuara nga pajisja e DSK-së. Asistimin ekspert dhe teknik së shpejti do ta marrim”, shprehen nga PSP.

Nga kompania “Erikson”, dje konfirmuan se më “19 tetor të vitit 2016, kanë marrë kërkesë nga PSP, pas urdhrit gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për asistim teknik për shkak të hetimit dhe në lidhje me funksionimin e ligjshëm të pajisjes për ndjekjen e komunikacioneve”. Në kumtesë nuk zbulohet, nëse kompania do ta jep asistencën e kërkuar, ndërkaq e njëjta për të gjitha pyetjet thotë se duhet pyetur PSP-në.

“Për informatat në vijim, që kanë të bëjnë me hetimin, “Erikson” ju drejton te Prokuroria Speciale për këtë rast. “Erikson”, nuk është pronar i pajisjes, por as nuk operon me pajisjen”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button