Gabimet në tabela, ekspertët kërkojnë ligj të posaçëm sipas modelit kroat

Askush nuk merr përgjegjësinë për gabimet e shumta drejtshkrimore në mbishkrimet e tabelave rrugore. Nga Qyteti i Shkupit nuk pranojnë të prononcohen. Njësoj ndodh edhe me Ndërmarrjen Publike për rrugë. Reagimet e shumta të intelektualëve për këtë çështje duket se askush nuk i dëgjon, transmeton televizioni Alsat-M.

Profeor Avzi Mustafa propozon modelin e shtetit kroat ku të gjitha institucionet publike do të kishin ekspertët e tyre të gjuhës me qëllim që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

“Gjuha në mbishkrimet nuk është private por është e popullit që ne si intelektualë kemi për detyrë që ta ruajmë e ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur… Unë propozoj të merret modeli kroat, ku Kroacia i mblodhi profesorët më të mirë të gjuhës, i trajnoi dhe pastaj sollën ligj ku do të inkuadrojnë në të gjitha ministritë, drejtoritë, sipërmarrësit e ndryshme si lektorë ku ata do të jenë përgjegjës për mbrojtjen e gjuhës”, u shpreh Avzi Mustava , Profesor i gjuhës shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button