Na u mësojnë fëmijëve çmendurira: Cirku i Kembrixhit për gjenerata të reja analfabete!

Për dallim prej më herët kur në Maqedoni kishte arsim dhe kur nxënësit kishin libra të përshtatshme për moshën e tyre dhe plan-programin arsimor, me çka shumë lehtë hynin në botën e diturisë, sot fëmijët tonë përballen me terror, kaos, me pamundësinë për të mësuar dhe për t’iu përshtatur çmendurirave që dikush i ka shkruar në të a.q. libër mësimor, shkruan brif.mk, transmeton Portalb.mk.

Shembujt në vijim janë një shkoqitje e vogël e librave për klasën e dytë. Nga bisedat me persona të tjerë, prindër të fëmijëve në klasa më të larta, kemi njohuri se edhe atje puna është tragji-komike. Tragjike për nxënësit dhe prindërit. Komike për autorët dhe diturinë e tyre, që për fat të keq do ta përcjellin në gjeneratat e ardhshme.

Përballemi me gabime absurde në të shkruarit/të shtypurit e librave… Në fotografitë në vijim mund të shihet ku është dhënë një tekst dhe pastaj në faqen tjetër sipas tekstit duhet të vendosen fjalitë me lidhje. Shembulli që është dhënë, që do të duhej ti fokusonte nxënësit se si ta zgjidhin detyrën është I GABUAR. A është qëllimi i programit të Kembrixhit t’i bëjë gjeneratat e ardhshme gjysmë- analfabet, që të jetë më lehtë për “imperatorët” të na kontrollojnë?

20161019_211121

20161019_211058

Gjithashtu në libra ka detyra që janë të pamundura të zgjidhen nga një nxënës i klasës së dytë, respektivisht fëmijë shtatëvjeçar… Nga ta kërkohet të krijojnë qarqe elektrike, të tregojnë njohuri rreth asaj se si funksionojnë punët në natyrë, të cilat janë tërësisht të papërshtatshme për moshën e tyre (të mos harrojmë, nxënës të klasës së dytë, shtatëvjeçar). A është krijuar arsimi Kembrixh për “ri-edukimin” e prindërve?

20161020_211003.jpg

Apo seriozisht pritet që nxënësi i klasës së dytë të jetë i aftë ta kuptojë skemën e qarqeve elektrike (pavarësisht sa e thjeshtë mund të jetë) dhe të jetë ndihmës elektriku? A pritet vërtetë prej tyre të dinë dhe të kuptojnë nëpërmjet cilave materiale mund të rrjedh rryma e në cilat jo? Të mos harrojmë- nxënësit notohen për këto detyra…transmeton Portalb.mk.

Në të kaluarën mësohej një tekst që titullohej “Pesë për nënën”, ai na mësonte se nxënësi duhet VETË t’i bëjë detyrat e shtëpisë… Kembrixh- kërkon kyçje serioze të prindërve, sepse është e pamundur që një fëmijë t’i punojë vetë detyrat e kërkuara… A po notohen prindërit apo nxënësit?

20161020_211201.jpg

A e dini të paktën një emër të planetit xhuxh ju “Mafia Kembrixh”? Jam i bindur se të paktën 90% e popullatës në botë nuk ka dëgjuar për termin “planeti xhuxh”. Do t’iu lutesha mësuesve të rinj të vendosur nga partitë në mësim-dhënie, të mendojnë nëse një nxënës i klasës së dytë do t’i kishte pyetur për emrat e planetëve xhuxh a do të mund t’iu kishin përgjigjur pa kërkuar në internet?-JAM I BINDUR se përgjigja është JO… Nëse mësuesit nuk dinë, si do të mësojë një nxënës i klasës së dytë?

Si do të kuptonte një nxënës i klasës së dytë se planeti mund të “bëhej” nga një material tjetër përveç “gurëve”? Për më tepër… A është “bërë” planeti Tokë prej gurëve? Çfarë nënkupton gur për një nxënës të klasës së dytë?

20161020_211917

Përkthimi nga gjuha angleze është katastrofë… Për shfrytëzim të përkthimit të gjuhës angleze në gjuhën maqedonase duhet përshtatje. Me përkthim të fjalë-për-fjalshëm kemi vetëm një Cirk Kembrixhi të madh, transmeton Portalb.mk.

Në vend se t’i malltretojmë dhe t’i pengojmë fëmijët me punë që nuk i përshtaten moshës së tyre, do të ishte më se e shkëlqyeshme të kthehet në programin e vjetër, sipas së cilës, nga vendi jonë “lindën” shkencëtarë të njohur, doktorë shkencash, të cilët për fat të keq punojnë gjithandej nëpër botë (sa më larg Maqedonisë) ku njohuritë dhe puna e të cilëve vlerësohet aq sa duhet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button