Gjenerali kroat Gotovina dhe dy funksionar boshnjak largohen nga lista e zezë e SHBA-së

Funksionari i Partisë Demokratike Serbe, Mirko Sharovic, gjenerali kroat Ante Gotovina dhe komandanti i luftës i armatës së Bosnjës në Srebrenic, Naser Oric, janë larguar nga lista e zezë amerikane. Sipas mediave boshnjake, ku vendim është sjellë më 30 janar.

Departamenti i shtetit Amerikan, ka vlerësuar se në bazë të rrethanave këta persona duhet ët largohen nga lista e zezë amerikane. Kjo nënkupton se ata mund të udhëtojnë të punojnë dhe të kenë pronë të  tyre në SHBA, nëse deri më tani kanë pasur.

Mirko Shaqroviq i cili ka qenë ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike i Bosnjës dhe Hercegovinës, në listën e zezë amerikane ka hyrë pas aferës “Orao”. Ai është  akuzuar për lidhjen që kjo firmë ka pasur me ish-regjimin e Sadam Huesinit, duke thyes sanksionet ekonomike që ishin vu ndaj Irakut.

Naser Oric dhe Ante Gotovina, janë vendosur në listën e zezë amerikane, pas akuzës së Tribunalit të Hagës, për krime lufte.

Lajme të ngjashme

Back to top button