Dibër, fillon festivali i 15-të i teatrove shqiptare

Në Qendrën e kulturës në Dibër sonte fillon edicioni i 15-të i Teatrit shqiptar në Maqedoni, në të cilin do të marrin pjesë teatro nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Festivalin do ta hapë kryetari i komunës Ruzdi Lata, pas së cilës do të shfaqet komedia “I sëmurë për mend”, i teatrit të Kumanovës, dramë shqipe, në regji të Ahmet Jakupit.

Teatri shqiptar, i cili tradicionalisht mbahet në Dibër do të zgjatë gjashtë ditë, kurse artdashësit do të kenë mundësi të përcjellin tetë shfaqje, njëra prej të cilave është jashtë konkurrencës.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit do të jepen çmimet për shfaqje më të mirë, regji, aktor dhe aktore më të mirë.

Mbajtjen e festivalit edhe këtë vit financiarisht e mbështesin Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Dibrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button