Tash që po afrohen zgjedhjet nga kush ti kthejmë shpresat për një ditë me të mirë

Kemi mbetur në udhëkryqin e jetës, të humbur në errësirën e dritë, pa shpresë në mes të rrugës si fëmijë jetim të pa strehë, që kërkojnë lëmoshë, për ta mbushur barkun bukë, të cilët ushqehen sot, me shpresën se edhe nesër do të ketë njerëz të mirë. Populli pret ditë me të mira, edhe pse shpresa për të jetuar në këtë vend ka vdekur.

Por nga kush të presim një ditë me të mirë, një të ardhme me të ndritur, nga këta njerëz si Al Kapone apo nga një klasë e re politike e cila nuk mund të vij kurrë, apo edhe nëse vjen, kush garanton se edhe kjo forcë e tretë nuk do të ndjekë po të njëjtat lakmi, sikur të këtyre që i kemi tani.

Për ne koha nuk ka asnjë kuptim që jetojmë në këtë vend, ku rinia shfrytëzohet nëpër rrugë e kafeteri, të shendosh pa punë dhe pa të ardhme, pa shpresë për të vazhduar jetën në skamje dhe varfëri duke lakmuar në jetën luksoze, të klasës politike, që vendin e shndërruan si pik qendër të krimit të organizuar dhe korrupsionit. E ardhmja në Kosovë po tregon një dhomë të errët e cila po e mbyllë edhe atë derën e cila ishte e hapur përmes të cilës po shkëlqen drita.

Kërkojmë lider të rij, të ndershëm, po ku ti marrim ata, ti zbresim nga qielli apo nga ?, sepse në tokë është shumë problem, gjersa të ekzistoj mungesa e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe kriminalizuar, s’do të ketë as lider të ndershëm, së po thuaj së tërësisht kjo klase politike i ka futur rrënjët nën tokë që nuk lëkunden letë.

Çdo ditë zhduken shpresa për një ditë me të mirë, dhe nga ana tjetër po vazhdon të rritet edhe varfëria nga viti në vite, duke bërë më alarmante gjendjen sociale në Kosovë, ku sipas raportit të ASK-ës, 29.7 % e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme.

Tash edhe nga subjekti me i madh në vend PDK-ja po shihet zgjedhjet e parakohshme, si opsion për të dalur nga kjo krizë politike. Kjo politik është kalbur, nuk sjell asgjë frytdhënës, dhe vendi ka nevojë për lider të përgjegjshëm, që përgjigjen para ligjit, që ti riaktivizojnë prokurorit, gjykatat, ta pastrojnë sistemin e drejtësisë, që edhe kësaj republikës ti vjen aroma shtet !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button