Shkupi mysafir i Teatrit të Stambollit me shfaqjen “Qetësia”

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë në Shkup, ansambli i Teatrit shtetëtor të Stambollit performoi shfaqjen teatrale “Qetësia”.

Vizita e ansamblit të Teatrit shtetëror të Stambollit në teatrin e Shkupit është pjesë e turneut të tij në Maqedoni, i cili filloi më 20 tetor në Tetovë, ndërsa përfundoi me performancën e shfaqjes “Qetësia” në Shkup.

Ndryshe, regjisori i shfaqjes “Qetësia” është Nurullah Tuncer, ndërsa është i përshtatur sipas romanit të shkrimtarit Ahmet Hamdi Tanpınar.

“Disa orë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Mumtaz doli për të blerë barna për kushëririn e tij Ihsan, i cili ishte i shtrirë në shtrat. Në pritje për të përgatitur barnat, hyn në një dyqan me gjë sende të vjetra dhe në atë moment i kujtohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme të vitit të kaluar, të gjithë njerëzit që ishin pjesë të atyre ngjarjeve dhe të gjithat gjërat që ndikuan në jetën e tij: Nuran, gruaja që e don; Suat, njeriu që vetëvrasja e çoi në fund marrëdhënien e tyre; këtu edhe kushëriri Ihsan dhe gruaja e tij Maside, të cilët i mblodhi të kujdesen për të, pas humbjes së familjes. Në ato kujtime janë edhe muzika e vjetër, librat, Stambolli… Pra, lundrues në mes të ëndrrës dhe realitet, ai fillon të dyshojë në dashurinë, bë jetët, në vdekjen… nën kërcënimin e luftës që është në pragun e Mumtaz-it, si një intelektuar i kohës së tij, i shtrënguar nga mes aksidentit individual dhe përgjegjësisë sociale. Shfaqja është historia e Mumtaz-it, i cili është në kërkim të qetësisë”, thuhet në shpjegimin e shkurtër dhe prezantimin e kësaj shfaqjeje teatrale, që është performuar për herë të prë më 4 tetor, në skenën e studimit në Üsküdar, në Turqi.

Në shfaqje përfshihen 16 aktorë: Nimet İyigün Nalbant, Selen Nur Sarıyar, Ozan Hikmet Özcan, Burak Çağlar, Melis Tuzcuoğlu, Yusuf Can Sancaklı, Kıvanç Kürkcü, Enver Necmettin Amaç, Gökhan Türkal, Burcu Bahar Aydın, Rana Büyükyilmaz, Tolga Kortunay, Damla Ece Dereli, Kubilay Karslıoğlu, Hakan Elmasoğlu dhe Orkun Gülşen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button