Mediat spanjole: Shqiptarët e mësojnë spanjishten përmes telenovelave

Agjencia spanjole e lajmeve, EFE, ka qëndruar në Prishtinë për të realizuar një artikull në lidhje me spanjishten që (nuk) mësohet në Kosovë.

Studentja Naime Kosumi e ka mësuar spanjishten e saj të përkryer vetëm duke shikuar telenovela spanjole në TV, transmeton Koha.net, që është edhe e vetmja mënyrë për ta mësuar këtë gjuhë në Kosovë, ku vizat për studentë janë të ndaluara.

Agjencia EFE, gjatë një shëtitjeje të shkurtër nëpër rrugët e Prishtinës, ka hasur në dy të rinj që e kanë mësuar spanjishten vetëm nga telenovelat, e të cilët ankohen për mungesë të kësaj dege në edukimin publik.

“Jo, nuk kemi gjuhën spanjolle si lëndë. Madje nuk e kemi as departamentin e spanjishtes, meqë nuk përdoret shumë tek ne, megjithatë, shumë njerëz e kanë mësuar ta flasin. E pëlqejnë shumë”, thotë Kosumi për EFE, transmeton Koha.net.

EFE thekson se të rinjtë e Kosovës kanë vështirësi të mëdha për të udhëtuar jashtë vendit, e sidomos në Spanjë, për ku vizat lëshohen vetëm në raste të rralla. E këtë vendim të qeverisë spanjolle, thotë EFE, studentët kosovarë nuk e kuptojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button