Tetova sot vishet “Kuq e Zi”, super derbi i sezonit Shkëndija – Vardari

Liga e Parë e Maqedonisë sot do të ketë në program javën e 11-të, ndërsa spikat derbi i madh i dy ekipeve më të mira në vend, asaj të Shkëndijës që luanë në cilësinë e nikoqirit dhe Vardarit që vazhdon të jetë lider i tabelës. Por sot gjithçka mundë të ndryshoj në tabelë, varësisht nga rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje. Edhe pse asgjë nuk vendoset për titull, pasi që deri në fund të kampionat ka edhe shumë për tu luajtur, por kjo është një derbi që sigurisht pritet që në tribunat e stadiumit të qytetit në Tetovë që ketë më shumë se 15 mijë shikues, andaj pikërisht për këtë drejtuesit e Shkëndijës kanë vendosur që të marrin të gjitha masat e sigurisë, për të organizuar një derbi të vërtet, sikurse që e kishte bërë Shkupi javën e kaluar.

Stafi teknik në seancën e fundit stërvitore ka kërkuar nga futbollistët të eliminojnë lëshimet e fundit që shfaqen në lojë, duke insistuar në koncentrim maksimal në realizimin e detyrave gjatë 90-të minutave. Te Shkëndija për shkak të lëndimeve jashtë kombinimit mbeten Totre dhe Radeski, ndërsa braziliani Juffo është shëruar dhe do të nisë ndeshjen nga pankina. Gjithë futbollistët tjerë duken të gatshëm për të dhënë më të mirën, të vetëdijshëm se fitorja do ti ngjit në pozitën e parë në mëditjen tabelore. Lojtarët presin mbështetje të madhe nga tribunat, ndërsa në mes vete potencojnë se nuk duhet të bien në ndikim të euforisë që mbizotëron në mesin e tifozëve.

Dyert e tribunave do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes, pikërisht në orën 11:30, ndërsa do të mbyllen 20 minuta para fillimit të ndeshjes në ora 14:10. Në stadium nuk do të lejohet futja e gjësendeve të forta, pijeve në shishe apo kanaqe, shkrepseve e kështu me radhë.

Të përkujtojmë se sot në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup luhet edhe një derbi tjetër, ku takohen Rabotniçki – Shkupi, ndërsa pak në lagjen Gjorçe Petrov takohen Makedonija Gj,P – Renova, ndërsa dy duelet e fundit janë Bregallnica – Pelisteri dhe Pobeda – Sileksi. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button