Ky është vendi ku u arrestua hetuesi i PSP-së ose vendi ku jeton Mijallkovi (FOTO + VIDEO)

Pas arrestimit të mbrëmshëm të hetuesit të PSP-së dhe pas deklaratës së ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, se hetuesi është arrestuar për shkak se ka fotografuar shtëpinë e ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, NOVA TV, nga burimet e saja zyrtare të MPB-së, ka gjetur adresën se ku është arrestuar hetuesi në fjalë, apo gjegjësish ku ndodhet shtëpia e Mijallkovit, njofton Portalb.

Burimet e MPB-së, thonë se hetuesi në fjalë është arrestuar në lagjen “Vodno”, në rrugën “Salvador Alende” dhe aty gjendet edhe ndërtesa ku jeton Mijallkov. Shumë burime thonë se ndërtesa e Mijallkovit është me numër 69, megjithatë ende nuk është konfirmuar saktësisht se a është ajo. Megjithatë, kjo lagje e qetë, e gjelbëruar dhe me pamje nga lartë drejt Shkupit, mund të thuhet se është lagje luksoze. Ndërtesa e Mijallkovit dhe thuajse të gjitha ndërtesat tjera rreth tij, i siguron kompania e sigurimit SGS, kompani e cila sipas javores “Fokus”, është e lidhur me Sasho Mijallkovit. Pasi që ruajtësi i ndërtesës i ka vërejtur gazetarët, atëherë ai u ka telefonuar sigurimit dhe disa vetura me shpejtësi e kanë rrethuar ndërtesën 69, atëherë ekipet e gazetarëve kanë ikur nga aty.

Shtëpia e Mijallkovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button