Politikë në Beograd ose dashuri me kriminelët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kapur një dashuri e sëmurë për Serbinë. Në emër të internacionalizmit, Rama ka bërë mik Vuçiçin dhe shprehet se një epokë e re e marrëdhënieve të mira duhet të nisë mes shqiptarësh dhe serbësh. Jemi dakord në parim, që një serb dhe një shqiptar, qytetarë të zakonshëm, nuk kanë përse të mbajnë mëri. Por internacionalizmi i Ramës, ngjan jo pak i sëmurë. Po po, i sëmurë. Kjo, sepse ai nuk po bën kompromis e paqe me një shtet, që gjithashtu është i paqtë. Jo jo, Serbia, vetëm ky shtet nuk mund të jetë i paqtë. Rama bën politikë në Beograd, duke bërë dashuri me kriminelët. Po po, dashuri me kriminelët.

Kjo, sepse Serbia nuk është shtet aspak normal, nëse ne jemi disi normal. Serbia ende nuk ka dënuar krimet e luftës dhe kriminelët e vet me damkë, prokuroria e këtij vendi nuk ka dërguar nëpër gjyqe kriminelët e luftrave në Kosovë e në Bosnjë, madje në shtetin boshnjak, ndodh edhe çudia, ku serbë, kriminelë të luftës, të dënuar me kushedi sa vite burg, zgjidhen edhe kryetarë të komunave. Çudia ka ndodhur në Srebrenicë të Bosnjës. Qyteti që ka provuar shijen e hakmarrjes së egër serbe, udhëhiqet sot nga një serb, që gjithashtu nuk njeh gjenocidin serb të kryer në qytetin në fjalë. Por, të rënda ishin sidomos zgjedhjet lokale të mbajtura në Bosnjë.

Aty janë zgjedhur kryetarë të komunave, serbë kriminelë të luftës. njerëz kriminelë, të dënuar me dhjetra vite burg, janë bërë të parët e qyteteve. (http://www.balkaninsight.com/en/article/kriminelet-e-denuar-te-luftes-kandidojne-per-zgjedhje/1431/4 ). Pra, kemi një Serbi, hakmarrëse, inatçore, që luan politikë me zjarrin, politikë të egër, gjakësore. Ndërsa, është ky realitet, ku Serbia imponohet me forcë në Kosovë e në Bosnjë, por edhe në rajone të tjera të Ballkanit, Rama shpreh “dashuri” për serbët në mes të Beogradit. Ai, në njëfare mënyre legjitimon kriminelët e luftës. Kjo, sepse Prokuroria e Serbisë arreston shqiptarët, për shkak se ata kanë marrë pjesë në UÇK, ndërsa nuk arreston ende disa njerëz kriminelë, të cilët edhe kanë përfituar poste e ofiqe të larta. Kjo është Serbia edhe sot e kësaj dite, pas shumë viteve të rënies nga pushteti të fundërrimës së fundit fashiste të Evropës, Slobodan Millosheviç.

E, të bësh dashuri me kriminelët, në politikë, është diçka e rëndë, bie ndesh me parimet humane, me politikën parimore. Një shtet, që kriminelë të luftës i fut në lista zgjedhore, është kriminel. Politika në Beograd ishte internacionalizmi i sëmurë, pesha e rëndë e të bërit paqe me një shtet, të kriminalizuar në rrënjë. Në fakt, nuk është vetëm Vuçiç ai që nuk mban premtime dhe që ka lejuar që kriminelët të enden të lirë nëpër Serbi e më gjerë, por edhe Rama e ka ndryshuar politikën e tij ndër vite. Nëse në fillimet e karrierës së tij, premtonte se kriminelët e sistemit dikatorial shqiptar do të merrnin dënimin e merituar, asgjë nuk ndodhi. Ndërsa premtonte se do të mbillte qytetarinë, futi kriminelët në parlament e në zyra të bashkisë. Së fundmi, shqiptarët e serbët, në të dyja shtetet mund të jenë miq, në rast se në të dyja vendet triumfon shteti i së drejtës, që dënon kriminelët e lulëzon qytetarinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button