Gabim teknik në Vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 125-të të mbajtur më 17 tetor të vitin 2016 për anëtarë të Komisionit rregullator për energjetikë në propozim të Qeverisë i emëroi Enver Elmazin dhe Dejan Boshkovski, që mund të konstatohet nga ueb faqja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe nga video incizimi nga kjo seancë e Kuvendit, theksohet në kuvendin e sotëm nga Sektroi i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të RM-së.

Nga Vendimi për emërtimin e anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në pikën 1, siç u theksua në kumtesë, është bërë gabim teknik.

“Në pikën 1 duhet të qëndrojë se janë emëruar anëtarë të Komisionit rregullator për energjetikë, e jo kryetar dhe anëtar. Ky gabim teknik do të korrigjohet kur do të krijohen kushte për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, shtohet në kumtesë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button