E pabesueshme: Ja sa para fitoi Mark Zuckerberg brenda 1 ore

“Facebook” para disa ditësh njoftoi se fitimet tremujore të kompanisë u rritën për 186%.

Rritja ndikoi edhe në pasurinë personale të Mark Zuckerberg, e cila për një orë pati rritje për 3.4 miliardë dollarë, transmeton Express.

Kjo bëri që pasuria e tij neto të arrijë një shumë prej 56.7 miliardë dollarësh – duke e bërë atë kështu njeriun e pestë më të pasur në botë.

Sipas revistës “Forbes”, 32-vjeçari është prapa Jeff Bezos, i cili ka një pasuri prej 64 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button