Zaev: Detyrohem për marrëveshje me punëtorët!

“Sot  jam këtu për të bërë një marrëveshje dhe e kemi bërë atë  me punëtore  të tekstilit, me punëtorët në mbarë Maqedoni, sidomos në Shtip, sepse ky qytet gjithmonë ishte edhe sot është  një simbol i punëtorëve. Për fat të keq dinjiteti i punëtorit tonë është shkatërruar. 9.5000 denarë është paga minimale. Ka paga nga 6000,  7000,  8000,  9000 denarë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai premtoi se në katër muajt e parë, “pasi që të vijë në psuhtet”, paga minimale  do të  rritet  në 12.000 denarë.

“Kjo do të thotë se ai që ka marrë  9.500 denarë do të marrë 12.000 denarë! Ai që ka marrë 11.500 denarë do të marrë 14,500 denarë! Spiralja e rritjes së pagës minimale do të ketë një efekt pozitiv mbi pagat e  përgjithshme. Qëllimi është që në fund  të mandatit paga  minimale të arrijë deri në 16.00 0 denarë. Theksoj,  flasim për pagën minimale për shkak se ajo është baza për spiralen e rritjes së pagave të  punëtorëve! Qëllimi ynë është që paga mesatare të jetë 30.000! Në një familje me dy prindërit dhe fëmijët të marrin të ardhura prej 1000 eurosh në muaj! Përveç këtyre të ardhurave do të gjenerojmë  politika për  të kthyer  parat  prapa te  qytetarët. Çdo qytetar do të ketë  të drejtën e kthimit të 15% të tatimit mbi vlerën e shtuar që paguhet nga pothuajse të gjitha llogaritë dhe për çdo gjë për të cilën ka shpenzime në shtetin. Kjo do të sigurojë  mesatarisht edhe  30.000 denarë të ardhura vetëm në bazë të rikthimit  të TVSH!”, tha Zaev.

Zaev premtoi se, se më të varfrit  do të paguajnë më pak taksa, më të rrezikuarit  do të çlirohen  krejtësisht  nga të dhënat publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button