Rasti “Tenderët”, Gjykata taktizon me marrjen në pyetje të të dyshuarve

Ende ngelet e pasigurt se kur do të merren në pyetje dy të dyshuarit në rastin “Tenderët”, për të cilët, Prokuroria Speciale Publike (PSP), që prej dje ka kërkuar nga Gjykata Penale që të t’u merren pasaportat dhe çdo ditë të lajmërohen përpara personit zyrtarë në Gjykatë, njofton Portalb.

Sipas informatave jo-zyrtare, gjykatësi në procedurë parahetimore, i cili është i caktuar për lëndën, ende nuk ka dërguar ftesa deri te të dyshuarit dhe nga prokurori që e përfaqëson rastin.

Përndryshe,, sipas nenit 294 i ligjit për procedurë penale, pas sjelljes së urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore, gjykatësi në procedurë parahetimore, është i obliguar që pa vonesë ta shqyrtojë propozimin për masat, për sigurimin e pranisë dhe menjëherë duhet të vendosë për të.

Pas sjelljes së urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore deri te gjykatësi në procedurë parahetimore, prokurori publik mundet të dorëzojë arsyetim propozim për caktimin e paraburgimit ose tjera masa për sigurimin e pranisë së të akuzuarit. Gjykatës i procedurës parahetimore është i obliguar që pa vonesa ta shqyrtojë propozimin e këtillë dhe menjëherë të vendosë për të. Nëse gjykatësi i procedurës parahetimore nuk pajtohet me propozimin e prokurorit, për atë do të duhet të sjellë vendim me arsyetim të veçantë. Kundër këtij vendimi, prokurori publik, ka të drejtë prej 24 orëve që të ankohet de Këshilli, sipas nenit 25, paragrafi 5 të këtij ligji”, qëndron në paragrafin 1 të nenit 294 të ligjit për procedurë parahetimore, transmeton Portalb.

Nga gjykata sot deklaruan se e kanë marrë propozimin e Gjykatës për shqiptimin e masës së kujdesit për dy të dyshuarit e rastit “Tenderët”. Prej atje  thonë se nuk mundem me siguri të konstatojnë se a do të mbahet marrja në pyetje sot.

“Lënda është e caktuar në gjykatësin përkatës  të procedurës parahetimore të Gjykatës Themelore Shkupi 1, i cili duhet t’i ftojë persona për të cilët ka të bëjë propozimi, ndërkaq për të gjitha veprimet e ardhshme, opinioni do të informohet plotësisht”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Përndryshe, ashtu siç njoftuan nga PSP, kërkohet marrja e pasaportave për dy të dyshuarit, pasi që “ekziston rrezik për ikje, gjegjësisht ta lëshojnë vendin. /Portalb

Përndryshe, rasti “Tenderët”, që dje e hapi Prokuroria Speciale, ka të bëjë me kurdisje të një tenderi për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”, në të cilin janë të dyshuar katër persona të punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Për më shumë lexo: 

Rasti “Tenderët”, PSP propozon masë kujdesi për dy të dyshuar

Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button