Pullë postale me portretin e muzikologut shqiptar, Lorenc Antoni (Foto)

Duke filluar prej sot Maqedonia do të ketë në përdorim pullën e re postare, e cila ka figurën e etnomuzikologut shqiptar Lorenc Antonit. Me vënien në qarkullim të kësaj pulle, Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore Shqiptare në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë shënuan 25 vjetorin e vdekjes së muzikologut Lorenc Antonit, njofton Portalb.mk

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se është nderë i Institutit që të rikthejë vëmendjen te figurat e mëdha që kanë lënë gjurmë në lëvizjet kombëtare dhe kulturore për popullin shqiptar. “Familjet Antoni dhe Bojaxhiu kanë dhënë kontribut të madh në shqiptarësinë e Shkupit, andaj nderi ynë është që të zbardhim të kaluarën e tyre historike, si një mesazh për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Asani.

Drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, tha se institucioni që i e përfaqëson, përmes promovimit të kësaj pulle postale në mënyrë aktive përfshihet në shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, një bashkëqytetari i ynë,  muzikolog, dirigjent, shkencëtarë që gjithë jetën e tij i`a kushtoi muzikës.

“Pulla postale me temë muzikën, lëshuar në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, dedikuar 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, është me vlerë nominale prej 20 denarëve, autor i së cilës është Loran Kufalo nga Byroja për Filateli e Postës së Maqedonisë”, theksoi Rexhepi.

Sekretari shtetërorë pranë Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, z.Behixhudin Shehapi, theksoi rëndësinë e institucionalizimit të veprave të atyre që kanë dhënë shumë për artin dhe kulturën shqiptare, siç është edhe rasti me etnomuzikologun Lorenc Antoni.

Etnomuzikologu Lorenc Antoni, përkujtohet në vendlindjen e tij në Shkup
Etnomuzikologu Lorenc Antoni, përkujtohet në vendlindjen e tij në Shkup

Për jetën dhe veprën e tij folën edhe përfaqësuesi i  katolikëve shqiptarë të Shkupit, z.Anton Sereçi, pastaj z.Blerim Grubi, profesor pranë Universitetit të Tetovës, njëherit edhe anëtarë i Filharmonisë së Maqedonisë, z.Ermal Mehmeti, etnomuzikologë, si dhe znj.Dijana Toska.

Mori pjesë edhe vajza Lorenc Antonit, znj.Vilma Antoni–Bejtullahu, ndërsa në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti dhëndri i familjes Antoni, z.Naip Bejtullau.

Lorenc Antoni u lind në Shkup në vitin 1909 dhe vdiq në Prishtinë më 21 tetor 1991. Është një nga kompozitorët dhe etnomuzikologët më të shquar në mbarë hapësirën shqiptare. Ai është themeluesi i shkollës së parë fillore dhe të mesme të muzikës në Prizren./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button