Paraburgim për policin e dyshuar për marrje të ryshfetit nga qindra qytetarë

Paraburgim tridhjetë-ditor i është shqiptuar policit, i cili para dy ditësh është kapur duke marrë ryshfet nga një shofer që të mos i shkruante gjobë për shkelje në komunikacion, njofton META, transmeton Portalb.mk

Polici, siç njoftojnë nga Prokuroria themelore Shkup, natën mes 15 dhe 16 tetorit kreu kontroll rutinë të veturave në Shkup dhe e ndali një veturë për shkak të tre shkeljeve në komunikacion. Ai shoferit të veturës i tha se për shkeljet jepet dënim prej 1000 eurove, por nëse ia jep 3000 denar, nuk do t’i shkruante gjobë.

“U morën vesh që paratë i dëmtuari t’i vendoste në një nga shitoret e afërta, ku do të thoshte se ato janë për policin. Pas kësaj, personi zyrtar ia mori të dhënat personale shoferit dhe numrin e telefonit në të cilin ditët në vijim disa herë e kontaktoi. I dëmtuari e lajmëroi personin zyrtar dhe në aksion të organizuar, më 19 tetor, i dëmtuari u kap derisa po merrte ryshfet” thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Gjatë bastisjes së veturës private të policit të dyshuar u gjetën të dhëna për qindra qytetarë, adresa dhe kontakte transmeton Portalb.mk

“Dëshmitë e gjetura vërtetojnë se i dyshuari në të njëjtën mënyrë ka përpunuar dhe ka ndërmarrë vepra korrupsioni ndaj një numri të madh të qytetarëve. Duke parë që ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale ndaj një numri më të madh të qytetarëve, prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi në procedurën paraprake nga Gjykata themelore Shkup 1 propozoi shqiptim të paraburgimit për personin e dyshuar, i cili me vendim të gjykatës u vërtetua, respektivisht iu shqiptua paraburgim tridhjetë-ditor. Prokuroria themelore publike-Shkup në drejtim të zbardhjes së rastit, do të kryejë aktivitete për verifikimin e të gjitha të dhënave të gjetura tek i dyshuari për të vërtetuar gjendjen faktike të situatës” informuan nga Prokuroria publike.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button