Alimi: “Me mbështetjen e publikut e fitojmë Vardarin”

Këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 11-të të LPFM-s, do të luhet derbi i madh në mes dy ekipeve që mbajnë kreun e renditjes në tabelë, Shkëndijës dhe Vadrarit. Nikoqir i këtij spektakli futbollistik në Tetovë është skuadra e Shkëndijës.

Skuadra “kuqezi” ka lënë pas kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë dhe tani e gjithë vëmendja është kthyer kah sfida e fundjavës me Vardarin në Tetovë.

Fitorja eventuale në këtë takim, Shkëndijën do e nxjerr në vend të parë të renditjes dhe për këtë arsye mesfushori kumanovar, Armend Alimi fton publikun në numër sa më të madh të jetë i pranishëm në tribuna.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, pasi është derbi i javës. Mendoj se për momentin jemi në formë shumë të mirë, mendoj si ekipor ashtu edhe individual. Shpresoj që të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje, të ruajmë gjakftohtësinë, shpresoj në një përkrahje të madhe nga publiku dhe në fund shpresoj se do të marrim një fitore që do të na shtyjë drejt pozitës së parë dhe me një rezultat sa më pozitiv të vazhdojmë në kampionat.”

Ndeshja Shkëndija – Vardari luhet të dielën me fillim në orën 14:30 minuta në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa ndeshjen do ta referojë Aleksandar Stavrev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button