SPGM reagon ndaj sulmit të gazetarit të TV “Telma”

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), ka reaguar ashpër ndaj sulmit të mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit të TV “Telma”, Pavle Belovski, njofton Portalb.

“Sulmi ndaj gazetarëve, derisa e kryejnë profesionin është sulm ndaj lirisë së shprehje dhe sulm ndaj demokracisë. Ashpër e dënojmë sulmin fizik të gazetarit Pavle Belovski nga TV “Telma”, i cili pa asnjë arsye ishte viktimë e dhunës fizike përpara ndërtesës së MPB-së. Në këtë rast duam të rikujtojmë publikun se bëhet fjalë për sulmin e gjashtë ndaj gazetarëve në vendin e ngjarjes vetëm në vitin 2016. E përshëndesim reagimin e shpejtë të përfaqësuesve të MPB-së, të cilët e kanë arrestuar sulmuesin, por njëkohësisht shprehim pakënaqësi nga institucionet kompetente të cilët në instancat e fundit këto raste nuk i zgjidhin as në mënyrë të shpejtë, por as të kënaqshme. Opinioni janë të vetëdijshëm se sulmi ndaj gazetarit, veçmas gjatë kohës së kryerjes së detyrës, është sulm ndaj lirisë së informimit dhe në linjë të fundit, sulm ndaj rendit demokratik të shtetit. Për këto arsye, u bëjmë thirrje përsëri institucioneve kompetente, menjëherë ta pastrojnë rastin dhe t’i shpjegojnë arsyet për sulmin dhe në këtë mënyrë të dërgojnë porosi se sulmet ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen”, thuhet në reagimin e SPGM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button