Takim Poposki – Shtajnmaer në Berlin

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në Berlin pati takim me shefin e diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajmaer. Temë qendrore e takimit ishte mbajtja e zgjedhje korrekte dhe të drejta të cilat janë parakusht për vazhdimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Poposki pas takimit deklaroi se raportet dhe rekomandimet pozitive paraprake të cilat vendi i mori nga BE-ja mund të shfrytëzohen vetëm me proces zgjedhor cilësor.

“Interes më të madh në këtë moment i është kushtuar cilësisë së procesit zgjedhor. Ajo do të jetë parakushti kryesor që të mund të shpresojmë se më tej do të kapitalizohen rekomandimet paraprake për fillimin e procesit të negociatave me Republikën e Maqedonisë dhe për hapjen e një perspektive më të qartë evropiane. Mendoj se çdo njeri i mençur në këtë moment në Maqedoni duhet t’i përkushtohet klimës më të mundshme pozitive dhe sa është e mundur zbatimit më të suksesshëm të procesit zgjedhor më 11 dhjetor”, tha Poposki në deklaratën për MIA-n.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë sot me bashkëbiseduesit e tij  e ka vazhduar komunikimin me partnerët ndërkombëtar të Maqedonisë me qëllim të pranisë më të madhe të vëzhguesve të huaj  në zgjedhjet të cilat duhet ta konfirmojnë procesin korrekt zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button