Lajme të këqija për përdoruesit e iPhone 4, ja kur del jashtë përdorimit

Të gjithë përdoruesit e iPhone 4, në 31 tetor nuk do të kenë mundësi të përdorin telefonin e tyre.

Sipas një raporti të fundit, thuhet se telefoni “antik” do të shtohet në listën e paisjeve zyrtare të dala nga përdorimi duke filluar që nga data 31 Tetor.

Me termin “të vjetëruar”, kompania nënkupton një paisje e cila nuk është prodhuar prej të paktën 5 vitesh. Në të njëjtën kohë Apple e quan të papërdorshme një paisje e cila nuk shitet më që prej 7 vitesh.

Ndërsa Apple ka vijuar ofrimin e disa shërbimeve të limituara të riparimit për produkte të tilla kjo nuk vlen për paisje që kanë kaluar 7 vite nga ndalim i prodhimit.

Ndërsa iPhone 4 u quajt një telefon i papërdorshëm në SHBA vitin e kaluar, data31 Dhjetor vlen për të gjithë iPhone 4 e shitur në mbarë botën.

Telefoni debutoi në 2010-ën dhe u pasua nga iPhone 4S në 2011-ën.

Në 2013-ën kompania ndaloi prodhimin e tij pasi kishte arritur të gjitha objektivat si produkt. Në listën e produkteve të papërdorshme do të jenë edhe MacBook Air i 2010-tës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button