Jeep sjell modelin e ri të Cherokee për Evropë

Jeep ka zbuluar specifikacionet e modelit Cherokee, i destinuar për tregun evropian dhe që pritet ti prezantohet publikut gjatë panairit të veturave në Gjenevë.  

Në pamje të parë kjo veturë është identike më vëllaun e saj amerikan, dhe besohet se Jeep Cherokee 2014 do të shitet në Evropë me motor me 2.0 litra katër cilindra Multijet II turbodiesel që prodhon 140 kuaj fuqi.   Varianti i parë do të ketë transmision manual me gjashtë shpejtësi, derisa versioni më i fuqishëm do të ketë transmision automatik me nëntë shpejtësi.

Përveç këtyre do motorëve me naftë, Jeep planifikon të shes në Evropë edhe Cherokee e ri me benzinë me 3.2 litra V6 Pentastar që gjeneron 271.

Në Rusi dhe Lindje të Mesme do të jetë i disponueshëm me motor 2.4 litra Tigershark MultiAir I-4. Këta dy motorë me benzinë do të funksionojnë falë sistemin ‘autobox’. Kjo veturë do të bëj tërheqjen me të katër rrotat sikurse modeli amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button