Filloi samiti i Maqedonisë 2025 në Shkup

Në Shkup sot në mëngjes filloi Samiti i pestë i Maqedonisë 2025. Mbi 250 mysafirë do të ndjekin diskutime për përparimin ekonomik të Maqedonisë sipas indeksit matës të përbërë nga Maqedonia 2015 në bashkëpunim me MekKinzi.

Të pranishmit sot në mëngjes i përshëndetën anëtarët e Këshillit të drejtorëve Vera Stafrof, Majk Zafirovski dhe Zhivko Mukaetov, ndërsa gjatë Samitit dyditor do të kenë mundësi të dëgjojnë për trendet më të reja botërore në biznes, investime, financa, lidership, inovacione dhe teknologji.

Do të debatohet për qëndrueshmërinë e energjensëve dhe mundësinë që të përdoren burimet ripërtëritëse të energjisë sipas shembullit të vendeve nordike të cilat planifikojnë 100 për qind të furnizohen me energji të qëndrueshme. Do të flitet për ekonominë qarkulluese, term  i cili shënon revolucion në ekonominë industriale përmes pakësimit të mbeturinave dhe evitimit të ndotjes. Eksperti nga BE-ja do të flasë për transformimin e qyteteve në qytete të mençura sipas shembullit të disa qendrave evropiane.

Për herë të parë do të prezantohet programi i Agjencisë evropiane të gjithësisë dhe mundësisë që sektori privat të kyçet në hulumtimet e tyre. Do të prezantohen edhe arritjet më të reja botërore teknologjike si inxhinieria emocionale, tele-shëndet dhe zhvillim i komunikimit inteligjent ndërmjet makinave.

Samiti është me temë Platforma për përçim të diturive nga sfera e biznesit, lidershipit dhe inovacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button