Nuk ndalen obstruksionet ndaj PSP, Ristovska: I rëndë bashkëpunimi me DSK-në (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike Lençe Ristovska ka shprehur habi se si mundet një institucion si Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të mos lejojë zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore. Ristovska nëpërmes konferencës për shtyp ka zbuluar detaje nga tentimet e PSP, mbrëmë vonë në hapësirat e MPB-së dhe DSK-së, për të marrë të dhëna të rëndësishme, e që po vijon, raporton Portalb.

“PSP nga Gjykata Themelore, ka marrë urdhër për bastisje të rrjetit kompjuterik në MPB. Të dhënat janë kruciale për punën tonë, sepse bëhet fjalë për atë se duhet të zbulohen cilat numra janë përcjellur. Nga ana jonë pas urdhrit, kërkuam edhe asistencë nga MPB.   Bashkëpunimi me DSK po shkon shumë rëndë, jemi të shqetësuar për atë se çfarë porosie po i jepet qytetarëve, që një institucion nuk lejon të zbatohet urdhri i gjykatës”, sqaroi prokurorja speciale Ristovska, raporton Portalb.

Ajo ka njoftuar se deri në fillim të konferencës nuk është gjetur gjuhë e përbashkët për t’u zbatuar urdhri.

“Aty do të presim deri në zbatimin e urdhrit. Ne duhet ta zbatojmë urdhrin e gjykatës”, deklaroi Ristovska.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë hyrjet dhe daljet e DSK-së. Mendoj se atje punojnë njerëz profesional dhe e dinë se është vepër penale shkatërrimi i të dhënave me rëndësi”, është përgjigjur Ristovska në pyetjen gazetareske se a mund të shkatërrohen materialet nga ana e DSK-së, e që janë në interes të PSP-së./Portalb

LEXO: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

LEXO: Rasti “Toplik”, 6 persona të Ministrisë së Transportit e kanë dëmtuar Buxhetin për 1.44 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button