Tërmet i fuqishëm në Janinë, çahet toka (VIDEO)

Një tërmet me intensitet 4.5 ballë të shkallës Rihter tronditi Janinën në veriperëndim të Greqisë, njoftuan mediat greke, transmeton Flaka.

Agjencia sizmologjike e Greqisë tha se bëhet fjalë për tërmet të sërishëm dhe se nuk ka arsye për shqetësim.

Tërmeti u ndje në rajonin e Epirit, Korfuzit dhe Lefkadas. Tronditja është regjistruar rreth gjysmë ore pas mesnate, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Pesë ditë më parë, një tërmet me magnitudë 5.7 goditi rajonin në kufirin greko-shqiptar ndërsa epiqendra ishte 12 kilometra nga qyteti i Janinës, në veriperëndim të Greqisë.

Banorët i tremben lëkundjeve të tjera të tërmetit në Janinë. Mediat greke raportojnë se pasiguria i ka mbërthyer të gjithë, pas termetit të fortë në kufi, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në gjysmën e Shqipërisë.

Në këtë video të postuar duket qartë ajo që la pas tërmeti, pamjet janë të frikshme. Toka është çarë në thellësi të konsiderueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button