Ja gjykatësja që ia hapi dyert PSP-së në DSK

Gjykatësja e njëjtë ka lejuar bastisje për rastin “Fortesa” në banesën e Kosta Kërpaçit, me çka është ballafaquar me kërcënime të rënda, raporton portali Nova. Ndërkaq, tani, Vesna Dimshkova ka hapur dyert në institucion për sekretet e pushtetit, transmeton Portalb.

Gjykatësja Vesna Dimishkova ka mundësuar që mbrëmë Prokuroria Speciale Publike të hyjë në DSK.

Dimishkova është gjykatësja që në prill të këtij viti PSP-së i ka nënshkruar urdhër për bastisje në banesën e Kosta Kërpaçit, i cili para vetëvrasjes ka bashkëpunuar me PSP në rastin “Fortesa”. Gjykatësja pas këtij urdhri është degraduar nga gjykatëse për krim të organizuar në gjykatëse për krim të thjeshtë.

Ajo është e njohur edhe nga rasti “Detonatori” kur merrte kërcënime nga të akuzuarit, me ç’rast kishte ngritur procedurë kundër kërcënuesve, ndërsa gjatë procesit ishte e siguruar 24 orë nga policia. Kërcënuesit i kishte porositur se “do të fluturojë si pëllumb, sepse nëse ajo fluturon, lëndën do të mbetej në gjykatë dhe askush nuk do ta vazhdojë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button