Debati i ngritur rreth pjesëmarrjes së Edi Ramës në Beograd i panevojshëm dhe i dëmshëm për qytetarët por i favorshëm për pozitën

Kosova është shtet i pavarur me mbi 110 shtete të fuqishme që kanë njohur nderkombetarisht deri me tani, i ka institucionet e saj shtetërore vendimmarrës edhe një sistem me ndarje të pushteteve legjislativë, ekzekutivë dhe gjyqësore. Askush nuk mundet të vendos për Kosovën pos të votuarit e saj që është Pozita dhe Opozita të dalura nga vota e popullit ani pse në shumë raste edhe të kontestuar dhe manipuluara ( kjo është çështje e brendshme).Por deri me tani Shqipëria ka luajtur rol konstruktiv ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, dhe ka mbajtur në çdo agjendë të saj rastin e pazgjidhur mirë të Kosovës ku edhe është për çdo lavdat.

Besoj se nuk duhet studim për ta kuptuar ketë që po e them, sepse unë kam votuar për lider nga Kosova dhe nga ai kërkoj përfaqësim dhe përgjegjësi të plotë për shtetin tim, sepse nuk kam votuar për lider nga Shqipëria të kërkoj përgjegjësi dhe përfaqësim për Kosovën që nga momenti kur kemi shpallur pavarësinë. Ëndrra shekullorë e çdo shqiptari është një Shqipëri etnike me gjithë shqiptaret anekënd Ballkanit, por ne bëme kompromise më historinë dhe për këtë arsyes sot kemi dy shtete shqiptare po vetëm një komb të tillë. Shqipëria duhet ta luaj rolin jo vetëm unifikusë dhe mbështetës të Kosovës por mendoj se ka përgjegjësi edhe kushtetuese, historike dhe morale për të na përkrahë.

Pra pjesëmarrja Edi Rames ne Beograd duhet pare me sy pozitiv dhe si normal dhe nuk duhet t’na frikësoj sepse Edi Rama nuk mundet të flas dhe të vendos asgjë ne emër të Kosovës me Beogradin pa u konsultuar me institucionet e Kosovës, por ka të drejtë të flasë në çdo kohë për Shqipërinë dhe shqiptaret, apo me mirë më thëne për faktorin shqiptar në Ballkan.

Po ashtu Kosova, Shqipërisë dhe qytetareve të saj çdoherë ja kanë pa hairin njëra-tjetrës dhe është mirënjohës popullit të saj por nuk është mirënjohës për lidershipin e saj milioner të korruptuar andej dhe këndej kufirit, që mendojë është kanceri i dy vendeve. Kosova ka të ardhmen evropiane ashtu si e ka i gjithë rajoni, dhe në këtë të ardhme Kosova e Shqipëria do ecin krah për krah dhe dor për dore, duke respektuar kushtetutën në mbrojtje të gjithë shqiptareve dhe e dyta duke respektuar po ashtu kushtetutën ku shqiptaret i paraqet shumicë.

Pra, mendojë se ky debat i ngritur është i sponsorizuar nga vet Pozita e korruptuar me agjendë të saj dhe them se është i panevojshëm dhe me se shumti i shkon përshtati koalicionit qeverisës ne veçanti kryeministrit Isa Mustafa duke e len nen hije dështimin e tij qeverisës tash e sa kohë. Në anën tjetër ky debat dergon edhe ujë në mulli të Vuçiqit i cili e shënon si fitore përçarjen ndër shqiptarë për shkak të shtetit të ri të krijuar, dhe kësisoj vazhdon me agjendën shekullore për shkatërrimin e trojeve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button