Forcat izraelite vrasin një palestineze me pretekstin për sulm me thikë

Forcat izraelite qëlluan për vdekje një grua palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor nën pretekstin se u përpoq të sulmojë me thikë një ushtar izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë të publikuar të mërkurën ushtria pretendon se gruaja kishte tentuar të godas një oficer të policisë kufitare në kryqëzimin afër qytetit Nablus në Bregun Perëndimor.

“Ushtarët izraelitë qëlluan sulmuesen që rezultoi me vdekjen e saj”, thuhet në deklaratë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë identifikoi gruan si 19 vjeçarja Rahiq Yousef.

Sipas të dhënave palestineze, më shumë se 240 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i valës së fundit të dhunës izraelito-palestineze tetorin e kaluar.

Izraeli nga ana e tij thotë se 42 izraelitë janë vrarë gjatë të njëjtës periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button