Stinët e tua

Pash një diell që me afrohej
hapa krahët,
më buzëqeshi
u ngroha mirë e fuqishëm
ishe ti.

Eca nëpër mjegullat e bardha
fluturoja drejt kaltërsisë qiellore
me ty ndër gishta
me emrin tënd ndër gjuhë.
Shijova dhe shiun tënd të rrëmbyeshëm
erërat e fuqishme,
u shndërrova dhe unë në re të dendur
plot me lotë

Rrëshqita në ngrica e acare
në ftohtësinë e vetmisë, pa ty
pa shpresë,
në errësirë.

Hapja krahët dhe sërish të gjeja,
të strukur në botët e tua të larme
ku shndrisje më fuqishëm se kurrë
e ku më lejohej të hyj herë pas herë-me leje.
Je diell i zemrës time
dhe shi i syve të mi.
ylber për buzëqeshjen time
acar kur jam vetëm.

Je ti, gjithnjë, gjithkund, gjithmonë,
me gjithë ngjyrat dhe stinët e tua
për mua, je i përsosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button