Ja sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës suaj

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e përgjithshme dhe pa të trupi nuk do të arrinte të funksiononte. Nevoja e tij për gjumë ndryshon nga një moshë në tjetrën, shendeti.com.al.

Ora e rekomanduar e gjumit për një të rritur është 8 orë çdo natë. Megjithatë fëmijët nën 18 vjeç priren të flenë më shumë, ndërsa të moshuarit flenë më pak. “Fondacioni Kombëtar i Gjumit” ka dizenjuar një grafik ku paraqiten oraret që duhet të flejë një njeri sipas moshës.

Për ndërtimin e grafikut u përdorën një grup shkencëtarësh nga fusha  të ndryshme si psikologji, pediatri, gjinekologji dhe neurologji.

oraret-e-gjumit

Nëse mendoni se jeni duke fjetur më shumë seç duhet, ose më pak, më poshtë jepen disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur:

  • Mund të vendosni një orar gjumi dhe të përpiqeni ta ndiqni atë me përpikëri.
  • Largojini të gjitha pajisjet elektronike të paktën një orë përpara se të shkoni të flini.
  • Mund të merreni me meditim dhe ushtrime joge. Do t’ju ndihmojnë shumë të qetësoheni përpara se të flini.
  • Për të luftuar gjumin mund të bëni një dush me ujë të ftohtë.
  • Ushtrimet e përditshme ju ndihmojnë të përgatiteni fizikisht dhe mendërisht për aktivitetet tuaja të përditshme.
  • Pini ujë mjaftueshëm për ta mbajtur trupin të hidratuar, në këtë mënyrë edhe mendja juaj do të jetë sa më aktive.
  • Në momentin që jeni duke dremitur, merruni me një aktivitet që do t’ju mbajë aktiv dhe zgjuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button