Guardiola kthehet në Nou Camp: Stadiumi, pjesë e veçantë e jetës

Trajneri i ekipit anglez Manchester City, Josep Pep Guardiola sonte do të përballet kundër ish-skuadrës së tij në të cilën filloi karrierën futbollistike dhe më vonë atë të trajnerit. Guradiola në Barcelonë kaloi 15 vite për çka një ditë para ndeshjes emocionale për të tha se Nou Camp është pjesë e jetës së tij sepse aty ishte kalitur si lojtar dhe se stadiumi zë një vend të posaçëm në zemrën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht kësaj, trajneri spanjoll tha se Manchester City ka nevojë për pikë, sidomos pas barazimit të xhiros së kaluar me Celtikun 3:3.

“Pikët janë më se të nevojshme për ne pasi humbëm dy pikë kundër Celticut. Unë njoh lojtarët e mi. Nuk do të ndryshoj stilin e lojës pavarësisht kritikave. Nëse do të hiqja dorë nga stili im do të humbja besimin e lojtarëve dhe parasegjithash duhet të kemi besim në vetveten”, tha Guardiola.

Ai ka shtuar se “Ky stadium është pjesë e jetës sime, jam rritur si futbollist këtu prandaj për mua gjithmonë do të jetë i veçantë. Kemi një sfidë të madhe para nesh sepse do të luajmë kundër ekipit më të mirë”.

Barcelona dhe Manchester City do të takohen sonte në raundin e tretë të grupit “C” të Ligës së Kampionëve me fillim në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button