Nderohet me çmimin Nobel, por reagon në mënyrën më të çuditshme të mundshme!

Bob Dylan u nderua këtë vit me çmimin “Nobel” në letërsi dhe që prej shpalljes së tij, ai ka reaguar ashtu siç vetëm Bob do të reagonte: Duke mos bërë asgjë!

Gjatë performancës së tij në Las Vegas po atë natë, këngëtari nuk e përmendi në asnjë moment çmimin prestigjioz dhe vazhdoi të luante sikur asgjë s’kishte ndodhur. Edhe komiteti që qëndron pas çmimeve dhe Akademia Suedeze, kanë hequr dorë nga tentativa për ta kontaktuar, transmeton Anabel.al

“Për momentin nuk po bëjmë asgjë. E kam telefonuar dhe i kam dërguar email bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë , por ajo që kam marrë në këmbim, ka qenë vetëm një përgjigje miqësore. Nëse ai nuk dëshiron të vijë, unë e di që s’do vijë. Por për çdo rast do organizohet një festë. Nderi i përket atij.”-ka thënë njëra nga përfaqësueset e akademisë.

Që pas shpalljes fitues, librat dhe poemat e Dylan kanë patur një numër rekord shitjesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button