Dërgoni karikaturën tuaj origjinale dhe fitoni 1000 dollarë

The Web we want fton karikaturistët , artistët dhe veprimtarët e tjerë kreativ që më datën 11 shkurt 2014 t’i bashkëngjiten projektit The Day We Fight Back, duke krijuar karikatura origjinale në lidhje me mbikëqyrjen në internet dhe të drejtën e privatësisë. Karikaturat duhet të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për NSA (National Security Agency) dhe të kërkimit të llogaridhënies për përgjimin dhe mbikëqyrjen masive digjitale, në mënyrë që shfrytëzuesit të mos kenë drojë të klikojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në internet.
Afati i fundit për aplikim është 8 shkurt.

Çmimet:
Çmimi 1: USD $ 1000
Çmimi 2: USD $ 500
Çmimi 3: USD $ 250

Rregullat:

1. Çdokush mund të marre pjesë.
2. Duke dërguar veprën, autori pajtohet se ajo është e licencuar sipas licencës Creative Commons 4.0 Attribution Share Alike. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e aplikimeve prej një autori.
3. Autori do të shënoi emrin apo pseudonimin gjatë dorëzimit. Detaje më të hollësishme personale do të kërkohen vetëm nga fituesit – por emri i tyre i vërtetë do të mbetet i fshehur nëse ashtu kërkon autori.
4 . Fituesit do të shpallen më 11 shkurt, 2014. Fituesit do të zgjedhen nga anëtarët e Komiteti ekzekutiv i The Web We Want.
5 . Çmimi do të transferohet te fituesit brenda 30 ditëve pas shpalljes .
Paraqitja:
1 . Me email : dërgoni karikaturën tuaj në rezolucion high definicion, në njërin prej këtyre formateve jpg, PDF, SVG ose png në e-mailin: [email protected] me subject (temë) : Cartoon by February 8th.
2 . Nëpërmjet Twitter : Tweet-oni karikaturën tuaj për @webwewant me hashtag #webwewant
3 . Shënimi i nacionalitetit tuaj dhe shtetit prej nga e keni prejardhjen është opcionale, por rekomandohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button