Çfarë na pret nga BE-ja në nëntor: Raporti i progresit në drejtim regresi

Me kusht dhe kritik, këto janë pritshmëritë për Raportin e ardhshëm të progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2016. Kualiteti i reformave, veçanërisht në sferën e fushave kyçe të caktuara në Strategjinë e zgjerimit si qeverisje e së drejtës, lufta kundër korrupcionit dhe mediat sërish do të marrin nota të këqija, shkruan Portalb.mk dhe NovaTv.mk.

Analizën në gjuhën maqedonase mund ta gjeni në këtë link.

Pritet që Raporti i progresit të Komisionit Evropian që do të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm të jetë i kushtëzuar, ngjashëm siç ishte dhe raporti i vitit të kaluar. Kjo është rezultat i krizës së gjatë që i ndodhi vendit. Sipas njohësve të proceseve euro-integruese, me përjashtim të marrëveshjes politike për zgjedhjet, vendi nuk arritur përparim të theksuar në sferat kyçe.

Kërkuam mendim nga ambasadorët e vendeve më të reja anëtare të cilat rrugën drejt BE-së nuk e ecën shumë kohë më parë. Përfaqësuesja e vendit të fundit që iu bashkua unionit, Kroacia, vend që momentalisht dhe vetë lufton me kriza, tha se kriza politike në mënyrë të pashmangshme ndikon në të gjitha sferat, në të cilat po zhvillohen reformat.

Ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barisic.
Ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barisic.

“E dijmë të gjithë se kriza politike në Maqedoni ka zgjatur shumë, por të gjithë e dimë edhe se katër liderët e partive më të mëdha politike u morën vesh në gusht që zgjedhjet do të jenë në dhjetor. Ata bënë një përkushtim dhe ne i dimë dhe presim që t’i përmbushin të gjitha detyrat” theksoi Ambasadorja, Barisic, shkruan Portalb.mk.

“Pasi kemi dy marrëveshje politike, atë të 20 korrikut dhe 21 gushtit don të thotë se jeni duke bërë diçka ashtu që nuk mund të them se ka ndaluar ecja e Maqedonisë drejt BE-së. E dini se keni problem dhe përballeni me të. Dhe e dini se vetëm zgjedhjet kredibile dhe transparente është garanca e prosperitetit demokratik të Maqedonisë. Shpresoj që të gjithë liderët e partive politike të jenë të vetëdijshëm për këtë” theksoi ajo.

Sipas Ambasadorit të Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski nuk mund të pritet raport pozitiv për Maqedoninë.

“Ju e dini shumë mirë se sa çështje e rëndësishme është kjo për Republikën e Maqedonisë. Dhe e kuptoj se do të jeni shumë të interesuar të kishit raport pozitiv. Nuk mund ta dimë me saktësi se si do të duket përfundimisht raporti, por duhet ta kemi të qartë se disa situata do të duhet të shkonin në drejtime më të mira në Republikën e Maqedonisë” tha Multanowski.

“Nuk kam pritje më të mëdha nga ky raport. Do të jetë kritik, por Komisioni Evropian do të përpiqet të ngre dalje nga kriza politike. Nga këtu, kriza ka ndikim të dyanshëm- do të ndikojë në karakterin kritik të raportit, por njëkohësisht Komisioni do të mbajë llogari që ‘mos i hedh benzinë zjarrit’. Derisa kriza politike nuk eskalon, më reale është që formulimet e rekomandimeve të mbeten të ngjashme me ato të vitit të kaluar-se Komisioni është i përgatitur të jep rekomandim, por me kushte të caktuara. Nga kushtet për progresin e mëtutjeshëm në veçanti do të theksohen zgjedhjet.” tha nga Instituti për politikë evropiane, Malinka Jordanova, njofton Portalb.mk

As SÇE nuk mbjell optimizëm të rrejshëm

Kryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Arbër Ademi, tha se këtë vit do të marrim rekomandim të kushtëzuar, njësoj si ajo e vitit të kaluar.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi

“Sa i përket raportit të Komisionit Evropian, si gjithmonë besoj se do të marrim raport objektiv, raport konkret, ku do të nënvizohet progresi jonë, aktivitetet pozitive veçanërisht në dialogun politik, por gjithashtu i njëjti do të përmbajë vërejtje dhe rekomandime, para së gjithash për sferat të cilat janë të zëna me reformat urgjente prioritare” tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi për REL.

“Më lejoni të kujtoj se Maqedonia ka një rekomandim të kushtëzuar nga viti 2015. Është e qartë, është shumë e qartë se rekomandim të tillë do të marrim edhe këtë vit. Kjo është para së gjithash, për shkak të krizës politike dhe shtyrjes së zgjedhjeve disa herë” theksoi Ademi.

Ekspertët: Do të “arsyetohemi” me Marrëveshjen e Përzhinos

Malinka Ristevska Jordanova
Malinka Ristevska Jordanova

Sipas Jordanovës, Maqedonia nuk ka bërë progres në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik, përkundrazi. Por ajo beson se do të vlerësohet marrëveshja e arritur politike për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Për ne nuk është progres, por Komisioni sigurisht do të mbajë llogari për progresin Përzhino 2 dhe respektimin e saj. Maqedonia definitivisht vitin e kaluar edhe më shumë u largua nga BE dhe NATO. Në bashkësinë ndërkombëtare filloi të ndjehet lodhje nga problemet e Maqedonisë dhe nevojën për angazhimin e saj shtesë” tha për Portalb.mk Jordanova.

Zgjedhjet demokratike, “heroi” i fatit evropian të Maqedonisë

Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski
Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski

Ambasadori polak, Multanowski ndan të njëjtin mendim me të anketuarit tjerë. Multanowski mendon se Maqedonia duhet t’i bëjë reformat e nevojshme dhe se pret të ndërmerren hapa të rëndësishme, duke aluduar në zgjedhjet, që sipas tij, do t’i japin fund krizës dhe ta kthejnë RM-në drejt integrimit në BE dhe NATO.

“Të gjitha vendet evropiane presin që zgjedhjet e ardhshme të mbahen më 11 dhjetor, që këto të mbahen në kohë, të jenë të lira dhe demokratike, sipas standardeve ndërkombëtare. Këto zgjedhje do ti përfundojnë disa nga problemet interne, me të cilat Maqedonia është përballur tashmë një kohë të gjatë. Maqedonia duhet t’i përmbush obligimet. Zgjedhjet janë fillimi i fundit të krizës dhe kthimit në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”-theksoi ai.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri, Ademi është optimist dhe konfirmoi gatishmërinë e qeverisë për të punuar për anëtarësimin e vendit në BE.

 “Jam optimist dhe besoj se Maqedonia akoma e ka perspektivën evropiane, kurse dëshmi për të është vetë vizita e komisarit Han në vend. Obligimi ynë është pas organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të angazhohemi maksimalisht në realizimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, ekonomi dhe procesin e harmonizimit të legjislacionit tonë me të drejtën e BE-së” tha Ademi.

Sipas Ademit, Maqedonia ka kohë që kur i plotëson kushtet për fillim të bisedimeve me BE-në, por se procesi euro-integrues është proces politik i atillë që varet nga vendimet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, respektivisht vendimet që sillen në kuadër të Këshillit të BE-së.

 Ndryshe, me raportin e progresit të KE-së për vitin e kaluar, Maqedonia fitoi rekomandim të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve me UE-në.

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button