Zyrtarizmi i gjuhës shqipe-akt patriotik apo nevojë e kohës

Debati i rihapur kohëve të fundit në R.Maqedonisë për sa i përket zyrtarizmit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror përsëri rihapi  një zinxhir debatesh si në aspektin profesional gjithashtu  edhe në atë nacional.
Ajo që e dallon këtë debat nga debatet e më hershme është fakti se debatin e fundit për sa i përket zyrtarizmit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror e rihapi një parti e bllokut maqedonas konkretisht partia më e madhe opozitare LSDM-ja, prandaj edhe është debat mjaft interesant (rëndësishëm) dhe i’a vlen ti kushtohet pak më shumë vëmendje.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare z.Zoran Zaev me mjeshtëri mjaft të madhe arriti që të hape konkretisht të provokoje një debat mjaft të gjerë si në sferën profesionale gjithashtu edhe në atë nacionale d.m.th debat që është i pari i sojit të tillë në Maqedoni për sa i përket zyrtarizmit të gjuhës shqipe.

Me vetëdije apo pavetëdije një pjesë bukur e madhe e partive politike në vend të të dyja taborëve nacionale u futën dhe ngelën brenda labirinteve të këtij debati. Fakti i parë që nxori në pah ky debat është fakti se në Maqedoni mentaliteti milloshevician i viteve të ’90 akoma është i ulur këmbëkryq në mesin e shoqërisë dhe në kokat  e disa politikanëve të këtij shteti.

Fakti i dytë i nxjerrë nga ky debat është fakti i daltonizmit dhe i naivitetit politik të një pjese tjetër të politikanëve të vendit, te cilët mendojnë që çështjet e tilla mund të përvetësohen.
Dhe të dyja bashkë këto fakte ose më mirë thënë të dyja këto mentalitete e stagnojnë zyrtarizmin e gjuhës shqipe ne nivel shtetëror duke i kontribuar tej zgjatjes së pafundme të kësaj çështje mjaft të rëndësishme për qytetarët shqiptar dhe për vetë shtetin.

Aspekti profesional i debatit nga të dyja nacionalitetet në vend dmth si nga ai maqedonas si nga ai shqiptar u shoqërua me deklarata populiste nga ana e deputetëve ,debate televizive pa një interpretim të qartë të ligjeve në fuqi nga ana e intelektualëve apo analistëve dhe ajo që është kryesorja nuk kishte një ballafaqim të politikanëve maqedonas dhe shqiptar por vetëm deklarata demagogjike në distancë, gjithashtu nuk kishim as debate të ekspertëve juridik maqedono-shqiptar rreth interpretimeve të ligjeve pozitive të shtetit.
I gjithë debati profesional i zhvilluar për disa ditë me rradhë për zyrtarizmin e gjuhës shqipe ishte dhe mbeti një Déjà Vu tani më disa dekada me radhë.

Aspekti nacional i këtij debati përsëri ndahu dy lloje politikanesh brenda të dyja taborëve politike në vend partia e z.Zoran Zaevit u shpall si parti tradhtarësh të cilat po i shesin interesat shtetërore me propozime të tilla dhe partia e z.Nikolla Gruevskit e cila si çdo herë nuk ngurroi të bombardoi opinionin e gjerë se ata dhe vetëm ata janë shpëtimtarët e këtij shteti. Partitë politike shqiptare reaguan me hatër-mbetje ndaj partisë së z.Zoran Zaevit ,duke e konsideruar si çështje që i takon vetëm partive shqiptare edhe pse zgjidhja e kësaj çështje kërkon konsensus të gjerë të të gjitha partive.

Dhe,nga i gjithë ky debat i rihapur rreth zyrtarizmit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror mund të konstatojmë se asnjëra nga palet politike qofshin ato maqedonase apo shqiptare nuk kanë pjekurin e nevojshme politike për zgjidhjen e kësaj çështje e cila kërkon zgjidhje urgjente për të mirën e shtetit në përgjithësi sepse zgjidhja e sajë nuk duhet parë si akt patriotik apo akt tradhtie ndaj shtetit por duhet parë si nevojë e kohës sepse një gjë e tillë buron nga përbërja e brendshme etnike e shtetit dhe e dyta shqiptarëve një gje e tillë ju takon për shkak se janë qytetarë etnik të këtij shteti, çdo herë ishin luajal ndaj këtij shteti dhe e fundit janë realitet që nuk mund as të fshihen dhe as të zhbëhen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button