Uikiliks: Ekuadori ia ndërpreu Asanzhit qasjen në internet

Uikiliks kumtoi se Ekuadori ka ndërprerë qasjen në internet për themeluesin e kësaj ueb faqe, Xhulian Asanzh, i cili është duke qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Siç njofton Bi-Bi-Si, tani për tani nuk ka vërtetim zyrtar për kumtesën e Uikiliksit, ndërsa nuk dihen as motivet eventuale të Ekuadorit për sjelljen e këtij vendimi.

Një i punësuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër përmes telefonit për servisin publik të radiodifuzionit ka deklaruar se “nuk mund të zbulojë asnjë informacion”.

Bi-Bi-Si thekson se ambasadori i këtij vendi jugoamerikan, refuzon t’i komentojë pohimet e Uikiliksit, të cilën e krijoi Asanzh para dhjetë viteve, ndërsa çfarëdo komenti për rastin nuk ka dashur të japë as Policia londineze.

Xhulian Asanzh nga qershori i vitit 2012 fshihet në ndërtesën e Ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku u strehua me qëllim që të mos ekstradohet në Suedi, ku dyshohet për dhunë seksuale.

Në gusht ai mori azil politik nga Ekuadori, por nuk mund të udhëtojë drejt këtij vendi, pasi që do të arrestohet menjëherë nga policia britanike, nëse del nga ndërtesa e Ambasadës.

Uikiliks këtyre ditëve publikoi e-maile private të hakuara të Hilari Klintonit, ndërsa fundjavën e kaluar edhe transkriptë nga fjalimi i paguar i kandidates presidenciale demokrate në bankë “Goldman dhe Saks” që shtabi i saj deri më tani nuk dëshiroi të prezentohet publikisht.

Shtabi zgjedhor i Klintonit, hakimin e quajti si sulm kibernetik të dirigjuar prej hakerëve rusë, që ta dëmtojë Partinë demokratike dhe kandidaten e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button