Paralajmërohet HTC M8 Mini

Me kalimin e kohës, telefonat janë duke u bërë gjithnjë e më të mëdhenj. Por, trendi i ri i madhësisë së ekranit të secilit model të avancuar të telefonit të mençur është shoqëruar edhe me një version “Mini” të po të njëjtit model. Në rast se nuk ju kujtohet, në treg tashmë kemi edhe Galaxy SIII Mini, Galaxy S4 Mini, HTC One Mini e kështu me radhë.

Këtë traditë me sa duket do të vazhdojë ta ndjekë prodhuesi i famshëm tajvanez, HTC, i cili besohet se është në përgatitje të versionit Mini të HTC M8, transmeton Telegrafi.

Të paktën kështu thuhet sipas llogarisë së famshme në Twitter, @evleaks. Cicërima e @evleaks nuk jep shumë detaje për specifikat e mundshme të versionit Mini të HTC M8, mirëpo pritjet janë që ky model të jetë konkurrues me Sony Xperia Z1 Compact.

Edhe pse nuk dihet shumë për performancat e mundshme të HTC M8 Mini, besohet se HTC do të jetë e detyruar ta përcjellë rivalin e saj, i cili ka vendosur karakteristika të avancuara në Z1 Compact. Pritet që HTC ta zyrtarizojë modelin e saj të ri të telefonit brenda javëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button