U mbajt konferenca “Edhe unë dua të kem jetë si të tjerët”

1/3 e popullsisë së Maqedonisë jeton në prag të varfërisë, respektivisht 150 000 qytetarë jetojnë me 40 denarë në ditë. Këto të dhëna u zbardhën sot në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër varfërisë. Përfaqësues të shoqërisë civile, grupeve më të rrezikuara sociale në vend dhe partive politike u mblodhën në konferencën “Edhe unë dua të kem jetë si të tjerët” që u mbajt në Kino Kultura, në Shkup.

Të pranishmit diskutuan rreth nevojës urgjente për ta luftuar varfërinë, respektivisht përfshirjen e shoqërisë civile në hartimin e politikave që direkt e rregullojnë çështjen në fjalë, njofton Portalb.mk.

Për mediat folën fillimisht dy organizatorët e ngjarjes.

Kryetarja e “Platformës së Maqedonisë Kundër Varfërisë”, Biljana Dukovska tha ndër tjerash se varfëria nuk njeh kufij dhe se të gjithë një ditë mund të jenë viktimat e saj. Andaj është e rëndësishme që të luftohet kjo gjendje, sepse secili meriton jetë dinjitoze e askush nuk meriton të margjinalizohet e të diskriminohet.

“Ne si platformë jemi të gatshëm dhe u qëndrojmë në dispozicion të gjitha partive politike dhe të gjithëkreatorëve të politikave në Maqedoni të ulemi në tavolinë të përbashkët dhe të punojmë në zhvillimin e politikave që do të kontribuojnë të nesërme më të mirë për secilin qytetar të këtij shteti” theksoi Dukovska.

Nga Fondacioni Friedrich Ebert- Shkup, Millan Zhuvkoviç tha se konferenca është organizuar nga dëshira që lufta kundër varfërisë të ishte motoja e të gjitha partive poltike gjatë fushatës parazgjedhore.

“Shpresojmë që ky mesazh që kryetarja e Platformës ua drejtoi të gjithëve të arrij deri tek partitë politike. Imagjinoni se çfarë do të bëhej nëse të gjitha partitë politike e kanë atë si moto luftën kundër varfërisë” tha Zhuvkoviç, “Fakt është se kemi mbi 100 000 qytetarë që jetojnë në Maqedoni dhe absolutisht për këtë duhet të kemi gjithnjë e më shumë projekte.”

Në Maqedoni sipas tij, nuk shënohet as Dita ndërkombëtare e së drejtës sociale. Ndërkohë që mbështetja institucionale për çështjet në fjalë nuk është e vazhdueshme dhe kjo është shumë keq për Maqedoninë, si një shtet social.

U mbajt konferenca “Edhe unë dua të kem jetë si të tjerët”

Gjatë konferencës diskutuan përfaqësues të shoqatave të ndryshme joqeveritare në vend, rrëfyen përvojat e tyre personale dhe shpalosën statistika e fakte të shumta. Ndër tjerash u theksua se për shkak të mungesës së një platforme të mirëfilltë për punësimin e të rinjve dhe i përshtatjes së sistemit arsimor me nevojat e tregut, numri më i madh i të rinjve po largohen nga vendi. Edhe atë jo se nuk ka ide për platforma efikase. Por sepse kreatorët e politikës asnjëherë nuk i kanë marrë parasysh sugjerimet e shoqërisë civile.

Erxhani
Erxhani

Nëse Maqedonia është shtet social, nuk duhet të arsyetohet se qytetarët janë përtacë. Të gjithë do të donin të bënin diçka të ndryshme nga mbledhja e mbeturinave. Ky ishte një nga konkludimet e arritura gjatë diskutimit, ku mori pjesë edhe Erxhani që dikur kishte mbledhur mbeturina rrugëve, por tashmë dy vite ishte punësuar nga revista “Лице в лице”.

Organizatorët e konferencës u kishin bërë thirrje partive më të mëdha politike në vend, por ftesës pozitivisht i ishte përgjigjur vetëm kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

14694878_1818950901684173_1507154409_n

Zaev tha se është e pamundur që njeriu të mbijetojë me 2500 den. në muaj. Nëse shteti sipas tij, do t’u ndante shfrytëzuesve të ndihmave sociale nga 12000den në muaj, në vit do të ndante 18 milion euro, shumë kjo që është e barabartë me çmimin e një përmendoreje. Shteti ka para, por duhet të bëjë redistribuim të pasurisë. Sipas tij, 400 milion euro vidhen në vit. Ndërsa nëntë përmbaruesit vetëm në vitin 2014 kanë fituar mbi 500 000 euro nga më të varfrit.

Sipas Zaevit, është koha t’i rikthehet shpirti Republikës së Maqedonisë, që si një shtet social do të duhet të funksionojë në shërbim të qytetarëve./Portalb.mk

14741235_1818951001684163_367056190_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button