Oda Ekonomike: Mirëmbajtja e rregullt e pajisjeve për energji për konsumim më të vogël të energjisë

Për më pak se 20 për qind në vit mund të ulen humbjet e energjisë në kapacitetet energjetike pa kurrfarë investime shtesë nëse me kujdes ndiqet procesi i prodhimit dhe zbulohen lëshimet.

Siç u tha sot në konferencën për shtyp  në Odën Ekonomike të Maqedonisë, njëra ndër arsyet kryesore për rritjen e konsumit të energjisë në kompanitë është  mirëmbajtja e pamjaftueshme e pajisjes.

“Efiaksiteti energjetik në industri nuk nënkupton vetëm vendosje të teknologjisë  dhe pajisjes së re,  por edhe ndërmarrje të shumë masave tjera të thjeshta për të cilat nuk janë të nevojshme kurrfarë investimesh, apo, optimizim praktik  të procesit të prodhimit. Këtë e treguan tre nga 12-të kompanitë e përfshira në projektin “Efikasiteti energjetik në industri” të cilat për fillim, menjëherë pas bashkëpunimit me konsulentët, i pakësuan shpenzimet e prodhimit deri në pesë për qind”, theksoi Ana Petrovska nga Qendra Rajonale për Mjedis Jetësor.

Sipas saj, mes arsyeve për rritjen e konsumit energjetik janë edhe mungesa e llogarisë për kyçjen/shkyçjen e makinave të cilat duhet të punojnë  vetëm kur ka nevojë, parregullsitë e vogla të ventilëve të caktuar, mossanimi i tubave të cilat rrjedhin,…

“Secila nga kompanitë ka identifikuar  të paktën nga 30 masa për zvogëlimin e konsumit të energjisë, ndësa Vardar Dolomit nga Gostivari madje 100”, potencoi Petrovska.

Projekti “Efikasiteti energjetik në industri” është me vlerë prej 1,4 milion dollarë, por kompanitë së bashku  me komunat dhe institucionet qeveritare siguruan pesë milion dollarë shtesë. Zbatohet tre vite, ndërsa aktivitetet parashikojnë  edhe ngrotje të kapaciteteve  të konsultantëve për efikasitet energjetik jo vetë, në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button