Panik në Gjirokastër, banorët e kalojnë natën jashtë pasi goditen nga 7 tërmete

Qyteti jugor i Gjirokastrës ka kaluar një natë të vështirë pasi është trondiur nga 7 lëkundje sizmike të njëpasnjëshme, duke nisur nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme deri në mëngjesin e sotëm. Portalet e jugut sjellin pamje të banorëve të cilët të pasigurtë dhe të trembur si pasojë e tërmeteve të vazhdueshme kanë dalë jashtë shtëpive duke e kaluar natën zgjuar nëpër rrugë apo në lokalet e qytetit, që kanë qenë të hapura thuajse gjatë gjithë natës.

Lëkundja e parë sizmike që u shënua mbrëmjen e djeshme e pati epiqendrën në zonën kufirtare mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa lëkundjet e saj u ndjene në të gjithë jugun e madje deri në Tiranë.  gjiro 1gjirokastergjiro 2gjiro 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button