Simptomat e dhembjes abdominale te fëmijët

Ndjeshmëria e organeve të brendshme, ndryshimi hormonal, inflamacionet, problemet me motilitetin gastrointestinal, faktorët psikologjik dhe dinamika familjare, janë treguar si faktorë me ndikim në dhimbjet kronike abdominale me origjinë funksionale.

Dihet se truri dhe zorrët kanë një shkëmbim të vazhdueshëm të informatave.

Si shembull i origjinës komplekse të dhimbjeve funksionale abdominale është observimi se pacientët të cilët zhvillojnë kolitis bakterial janë më të prirë ta zhvillojnë sindromën irituese të zorrës, nëse infeksioni vjen gjatë momenteve stresuese të jetës.

Simptomat alarmuese kur fëmija paraqitet me dhimbje kronike abdominale:

* Humbja e peshës.
* Frenimi i rritjes lineare.
* Humbja gastrointestinale e gjakut.
* Vjellja e theksuar.
* Diarreja e vazhdueshme kronike.
* Ethet e pashpjegueshme.
* Dhembjet e qëndrueshme të kuadratit të djathtë të sipërm ose të djathtë të poshtëm.
* E kaluara familjare në sëmundjet inflamatore të zorrëve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button