Ende mungon liria e shprehjes tek mediat

Liria e  fjalës është një  ndër drejtat kyesore e cila është e garantuar në shumë mekanizma si shtetrorë ashtu edhe ndërkombetar. Liri e fjales ka të bëjë  me të shprehurit lirshëm të medimimit pa pasur frikë nga asgjë. Varesisht se sa është e zhvilluar liria e fjalës në një vend varet krejt nga ajo se sa është ai vend demokratik.  Mirëpo sa është e zbatueshme kjo liri në vendin tonë?

Krahasur  më atë qe jemi vend i cili  nuk ka kohë te gjatë që prej mbarimit të luftës  në Kosovë është krijuar një pluralizëm i madh i mediave, duke mundësuar kështu  përhapjen e shpejtë të informacionëve.

Shumë media në Kosovë, por edhe në vende tjera shpeshëher janë“viktimë” e interesave të grupeve të ndryshme politike duke  mos  guxuar të publikojnë  lajme të balancuara dhe profesionale, mirëpo ato  bëjnë selektimin e informacionëve të cilat  janë  vetëm në te mirën e grupeve politike. Njëkohësisht gazetarët  në përgjithësi përballen me kërcënime, sulme, presion dhe ndërhyrje në punën e tyre qoftë brenda mediumit,  apo qoftë  edhe jashtë.

Përkundër debateve e fjalëve te shumta ende nuk po shohim një ndryshim të gjendjes së lirisë së mediave.  Edhe pse   Kushtetuta e vendeve në përgjithësi  garanton lirinë e mediave  me ligjet e saj , këto ligje  shpeshëherë  janë të shkelura mandje edhe nga vet ata të cilët  kanë krijuar këto ligje. Se sa janë të lira mediat  shihet në bazë të asaj se si zhvillohet veprimtaria  e mediave në përgjithësi. Sot ne shohim raste të ndryshme që e dëshmojnë se liria e mediave është e kufizuar.

Megjithatë duke u bazuar në raportin e fundit “Freedom House” mbi  gjendjën e mediave në Kosovë, liria e shprehjes në Kosovë ka shënuar një përparim të lehtë, , mirëpo gazetarët  ende vazhdojnë të përballen me presione dhe kërcënime. Sipas raportit, mediat në Kosovë kanë shënuar një përparim të lehtë, nga 5.50  sa ishte në vitin e kaluar në 5.25 pikë prej 7 pikëve sa janë në përgjithësi. Në vitin 2015 më shumë se 27 gazetarë kanë raportuar në Asociacion e Gazetarëve të Kosovës, për kërcënime nga palë të pakënaqura me punën e tyre dhe dhjetëra të tjerë për kushte të rënda pune.

Duke u bazuar në të gjitha  këto statistika institucionët e Kosovës  duhet që  të punojnë ende  shumë në mënyrë  që liria e mediave të  jetë  në nivelin e duhur dhe gazetarët  të  ushtrojnë  siq duhet profesionin  e tyre.  Duhet shpresuar që me disa ndryshime  gjithqka do i kthehet normalitetit, se kur do ndodh kjo mbetet të shihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button