Tregtia me njerëz në rajonin e Pollogut, të rinjtë të dallojnë trafikantët

Rajoni i Gostivarit, është i përfshirë në tregtinë me njerëz, por mënyra e trajtimit të kësaj dukurie, zhvillohet në heshtje, duke mos kërkuar ndihmën e institucioneve përkatëse. Të dhënat e verifikuara nga njësia rajonale policisë së Tetovës, tregojnë për një trend jo edhe aq shqetësues që fletë vetëm për disa raste të rralla, por kjo nuk jep pasqyrën e vërtetë të kësaj dukurie në rajonin e Gostivarit, për shkak të hezitimit të prononcimit të viktimave të tregtisë me njerëz.

Të rinjtë e Gostivarit kanë mësuar se si ta njohin tregtinë me njerëz dhe mënyrat se si mund të mbrohen nga kjo dukuri. Këshilli rinor i Komunës së Gostivarit në bashkëpunim me Këndin amerikan në Tetovë, kanë zgjedhur pikërisht trajtimin e kësaj dukurie sepse pikërisht viktima të tregtimit me njerëz janë fëmijët dhe te rinjtë, ka theksuar kryetarja e Këshillit rinor, Atiba Arfi.

Vitin e kaluar në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 50 raste të tregtisë me njerëz, ndërsa theksohet se ky numër është shumë më i madh, për arsye se në të shumtën e rasteve viktimat e tregtisë me njerëz nuk denoncojnë rastet në polici.

Sipas, të dhënave të prezantuara në këtë organizim, u potencua se të rinjtë, më së shumti bien viktima të rrjetit të trafikantëve si pasojë e naivitetit dhe  mungesës së përvojës. Gjatë trajtimit të kësaj teme në Gostivar, të rinjve u rekomandohet që t’i verifikojnë me imtësi, turket e trafikantëve të cilët manipulojnë kryesisht me konkurse pune, konkurse studimi, por ndodh që të gënjehen edhe me dashuri.

Lajme të ngjashme

Back to top button