Ekstradimi i “El Chapo”, Meksika: Brenda shkurtit në SHBA

Autoritetet në Meksikë pritet të ekstradojnë bosin e drogës Joaquin “El Chapo” Guzman në Shtetet e Bashkuara në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të vendit latin, por Guzman ka mundësinë që të apelojë çdo vendim ekstradimi dhe avokatët e tij thonë se “do të luftojmë deri në fund”.

Guzman përballet me akuza të shumta në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ato për trafik droge dhe vrasje. Lideri i kartelit famëkeq të Sinaloas aktualisht mbahet i mbyllur në një burg të sigurisë së lartë në Siudad Huarez, në afërsi të kufirit me Amerikën.

Ai u arrestua në janar pas 6 muajsh arrati, pas arratisjes ëprmes një tuneli nëntokësor nga qelia e tij. “El Chapo” ishte arratisur nga burgu edhe njëherë më parë, duke qëndruar 13 vjet në liri.

Renato Sales Heredia, komisioner për sigurinë kombëtare, deklaroi në një intervistë televizive se, “qeveria shpreson ta ekstradojë kreun e kartlit në janar ose shkurt”.

Por avokati Jose Refugio Rodriguez tha se, çështja është apeluar shumë herë dhe ekstradimi për rrjedhojë nuk mund të realizohet kaq shpejt.

“Nuk është kohë e mjaftueshme. Mënyra e vetme për ta dërguar Guzman në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm është duke e nxjerrë nga burgu me forcë”, tha avokati. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button