OEMVP e vazhdon projektin “Diaspora Invest”

 Diaspora të jetë burim i rëndësishëm për zhvillim më të madh ekonomik dhe social, sepse përveç potencialit financiar paraqet edhe potencial të madh profesional, konsideron Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore (OEMVP).

Në bashkëpunim me ministrin për Investime të Huaja Arlind Zeqiri, Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, GIZ-in dhe UNDP-në, Oda, ashtu siç kumtoi sot, e vazhdon iniciativën “Diaspora Invest” për tërheqjen e investimeve të mërgimtarëve.

“Roli i diasporës në zhvillimin e përmbajtur socio-ekonomik të rajonit të Pollogut është shumë i rëndësishëm. Për atë nevojiten politika të mira në nivel kombëtar dhe lokal për përforcimin e lidhjeve me të”, tha në takimin nënkryetari i OEMVP-së, Nagib Fejzi.

Sipas tij, investimet e diasporës nuk janë të njejta si investimet e tjera të huaja, sepse, siç tha, janë  njerëzit tanë, të cilët e dinë mentalitetin dhe kulturën, të cilët duan t’i ndihmojnë vendit të tyre dhe të cilët së bashku me kapitalin i transferojnë edhe njohuritë dhe përvojat e tyre.

Oda paralajmëron se do t’u ndihmojë investitorëve të ardhshëm për lehtësimin dhe promovimin e investimeve të tyre përmes informimit vijues për mundësitë për investime në Maqedoni me qëllim që të rritet numri i investimeve të suksesshme nga diaspora, të cilët veçmë janë të pranishme në rajon.

“Ky takim ishte mundësi për vendosjen e kontakteve me investitorët potencial, përkatësisht me diasporën që ta investojë  kapitalin e tyre në komunat e vendlindjes së tyre,  por edhe në komunat tjera të Maqedonisë. OEMVP në strategjinë e saj 2016-2019 vendosi qëllim që t’u mundësohet mërgimtarëve  mundësi dhe kushte më të mira për investime në Maqedoni. Fuqishëm besojmë se nëse së bashku arrijmë ta bindim diasporën të investojë, nuk do të kemi nevojë nga investime të drejtpërdrejta të huaja të cilat nuk japin rezultate të pritura”, theksoi Fejzi.

OEMVP shtoi, është ndihmë për çdo biznes dhe zë para institucioneve kompetente dhe të tjera, për krijimin e mundësive për investime në Maqedoni. Gjithmonë angazhohet për përmirësimin e legjistlativës, krijimin e politikave të volitshme fiskale, si dhe eliminimin e barrierave administrative, duke u munduar të krijojë klimë të volitshme të biznesit.

Oda ekonomike e Maqedonisë veri perëndimore do t’u ndihmojë investitorëve të ardhshëm përmes sigurimit të informatave në lidhje me situatën ekonomike, kënaqjen e nevojave për fuqi pune, përpunimin e dokumentacionit dhe planet e biznesit,  përmirësimin e zinxhirit të furnizimit dhe ndihmës gjatë depërtimit në tregjet e reja, ndërkombëtare dhe lokale.

“Qëllimi kryesor është që t’i dëgjojmë nevojat e diasporës, që u nevojiten të vendosin  të investojnë në atdheun e tyre. Rekomandimet dhe përfundimet e diasporës në të ardhmen do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e aktiviteteve të ardhshme të Odës”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button