Michelle Obama: Komentet e Trump shokuese dhe poshtëruese

Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka thënë se ishte tronditur nga komentet e kandidatit republikan Donald Trump të bëra në vitin 2005.

Ajo ka thënë se ai i ofendon gratë vetëm pse është i famshëm, transmeton Klan Kosova.

Duke folur në një miting në New Hampshire, Obama, i ka quajtur këto komente si “shokuese dhe poshtëruese”.

“Nuk mund të besoj që po e them këtë që një kandidat për president të SHBA-së krenohet që ka ofenduar gratë”.

Obama ka thënë se kandidati për President gjatë gjithë karrierës së tij, i ka ofenduar gratë.

“Ne e kemi një kandidat që gjatë gjithë jetës, ka thënë gjëra për gra që janë tronditëse dhe poshtëruese”, ka thënë Obama.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button