Jessica Alba zbulon sekretet e pamjes perfekte, ja si të bëheni si ajo

jo ka luajtur një superhero në “Fantastic Four”, por është edhe një prej heroinave të bukurisë, kështu që kush më mirë se Jessica Alba mund të tregojë se si mund të jesh në formë të shkëlqyer dhe seksi gjatë gjithë kohës. Aktorja është nënë e dy vajzave dhe themeluese e kompanisë “Honest”, e cila xhiron miliarda dollarë në vit, shkruan RevistaClass.

Në një intervistë për Shape, Alba ka rrëfyer se fizikun e një atleteje ua atribuon leksioneve të arteve marciale, palestrës dhe trajnimit të vazhdueshëm që i është dashur të bëjë për të xhiruar filmin “Dark Angel”: “Më bëri më të fortë dhe më ndryshoi rutinën”, – tregon ajo.

Sa i përket mënyrës se si nis dita e një aktoreje dhe sipërmarrëseje, ajo tregon se nuk ka një regjim të rregullt: “Nuk i praktikoj rregullisht kurset e ndryshme të sportit, por jam me fat që rrethohem nga njerëz që më motivojnë dhe më bëjnë të ndihem e përgjegjshme. Këto ditë jam duke praktikuar yoga duke i kombinuar me pesha të lehta, i përziej ushtrimet e yoga-s me ushtrimet e forcës.”

Aktorja pranon se nuk është një njeri që konsumon mëngjes të rëndë, preferenca e saj është një kafe dhe një banane: “Kohët e fundit, kam filluar një shake me proteina: pluhur çaji i gjelbër, një banane, ujë kokosi dhe akull. E pi këtë para çdo aktiviteti fizik, më bën të ndihem energjike dhe e ngopur deri në drekë.”

35-vjeçarja tregon se para lindjes së vajzave, as nuk kishte menduar atë që ndodhte me trupin e saj, ndërsa pas lindjes së tyre… “Nuk isha plotësisht e ndërgjegjshme për trupin tim, derisa linda vajzat, Honor, 7, dhe Haven, 3 vjeç. U ndjeva më rehat me lëkurën time pas lindjes së tyre. Plus, nëse dua që edhe ato të ndihen mirë me trupin e tyre, duhet të ecin më këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button