Liria dhe të drejtat akoma janë sfidat kryesore

Gjithkush ka te drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes, kjo e drejte e përfshinë lirinë e mbajtjes së mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mendimi, pa marrë parasysh kufijtë.

Liria e fjalës, si liri e shprehjes, si mendim, i thënë lirshëm dhe i bërë publik, është ndër vlerat themelore që e dallon qartë shoqërinë demokratike nga shoqëritë tjera përpara saj.

E vërteta, e thënë me kohë dhe e thënë drejtpërdrejtë, përbën lajmin, e lajmi ka për qëllim informimin, që i bëhet i njohur publikut i cili krijon opinionin duke pasur për këtë edhe qëndrimin çfarëdo qoftë ai.

Për fat te keq në vendin në të cilin ne jemi duke jetuar, të quajtur si “shtet” mbizotëron një kaos në këtë drejtim por edhe në shumë sfera tjera të jetës, pasi që në shumë anketa që bëhen nga institute ndërkombëtar, liria e shprehjes dhe ne veçanti e mediave ne RM-se është me poshtë në ranglistë se sa vende si Uganda apo dhe Nigeria

Ky është një fakte shumë shqetësues për mbarë shoqërinë, sepse ne qoftë se nuk kemi media te lira nuk mund te thuhet se kemi një shoqëri demokratike, pasi që janë dy elemente kontradiktore.

Por në vendin tonë nuk qëndron problemi vetëm tek liria e shprehjes, mirëpo është e patjetërsueshme që ky element të jetojë në shoqëri që me pastaj, të bëhen edhe ndryshime në këtë drejtim.

Por siç vërehet, edhe përkundër gjithë këtyre notave që marrim nga institucionet ndërkombëtare, përsëri nuk kemi aq reagimi sa duhet si nga ana e mediumeve, por edhe nga ana e qytetarëve.

Dhe ky është një tjetër fakt, shqetësues dhe brengosës, i cili vazhdon që të na përcjell, dhe nuk janë duke u marrë masa, aq sa duhet që të kemi ndryshime. Por jo ndryshime vetëm në letër, por ata të jenë prezente, ne jetën tonë të përditshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button